Në komunën e Mitrovicës së Jugut kanë filluar rrënimet e ndërtimeve pa leje të paralajmëruara nga kryetari i ri Faton Peci. Inspektorati Komunal ka nisur zbatimin e ligjit me zero tolerancë ndaj ndërtimeve ilegale ku po rrënohet një objekt i ndërtuar brenda Stacionit të Autobusëve ne Mitrovicë. Sipas autoriteteve, ligji do të zbatohet pa përjashtime dhe pa dallime, me qëllim të vendosjes së rendit dhe respektimit të ligjshmërisë.
Kryetari i Mitrovicës së Jugut Faton Peci ditë më parë ishte zotuar se pronat publike që janë dhënë kundërligjshëm do t’u kthehen qytetarëve. Ndërsa rrënimi ka filluar sot me objektin e ndërtuar me leje ndërtimi të lëshuar kundërligjshëm gjatë mandatit të qeverisjes së Bedri Hamzës.


