KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Peci në Panairin e 60-të të Bujqësisë në Slloveni: Mundësi për partneritet me agrobiznese
Ekonomi

Peci në Panairin e 60-të të Bujqësisë në Slloveni: Mundësi për partneritet me agrobiznese

Kosova News
Kosova News 20:06 -20/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka marrë pjesë sot në ceremoninë e hapjes së Panairit të 60-të Ndërkombëtar të Bujqësisë dhe Ushqimit AGRA 2022, i cili është duke u mbajtur në Gornja Radgona të Sllovenisë dhe ku pjesëmarrës ishte edhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor.

Gjatë kësaj ceremonie, Peci krahas takimeve të shumta me homologë të vendeve të rajonit, me ftesë të homologut maqedonas, Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupco Nikollovski, ka vizituar stendën e prodhimeve maqedonase, me ç’rast u zhvillua një prezantim i produkteve të këtij shteti.

“Gjatë kësaj vizite, theksova se pjesëmarrja institucionale dhe e agro-bizneseve në panaire të tilla është mundësi e mirë për krijimin e partneriteteve të reja me agrobiznese të vendeve të ndryshme të rajonit e më gjerë dhe theksova se mundësinë e pjesëmarrjes në këtë panair vitin tjetër do ta kenë edhe prodhuesit kosovarë”, theksoi Peci.

Në anën tjetër, gjatë ditës Ministri Peci zhvilloi edhe një takim me homologun slloven, ku u dakorduan që ta rrisin bashkëpunimin me shtetin slloven në fushën e bujqësisë, përcjell KosovaNews.

“Ne kemi avancuar agjendën legjislative duke miratuar një sërë ligjesh jetike për sektorin e bujqësisë të cilat do të mundësojnë rritjen e mëtutjeshme të cilësisë së prodhimeve vendore, në mënyrë që prodhimet tona, akoma edhe më shumë të jenë prezente në tregun e Bashkimit Evropian”, tha Ministri Peci.

Ndryshe, Panairi Ndërkombëtar i Bujqësisë dhe Ushqimit (AGRA), i cili organizohet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ushqimit e Sllovenisë, do të jetë i hapur deri më 25 gusht 2022.

Gjithashtu lexoni:

Sot tentimi i 40-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Komandanti i KFOR-it: Tensionet në veri dëshmojnë nevojën për dialog të sinqertë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Gjendet 13 vjeçarja që ishte zhdukur, Ambasada në Gjermani njofton se e njëjta është kthyer në shtëpi shëndosh e mirë

AUV ndalon importin e gjedheve dhe lëkurës së tyre nga Italia pas shpërthimit të sëmundjes LSD

Mbi 22 mijë franga të fshehura në trup, kapen në portin e Durrësit dy kosovarë me para të padeklaruara

Kosova News 20/08/2022 20/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Tue
32 °C
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Familjarët e Zana Gjevukajt të pakënaqur me dënimin ndaj policit, paralajmërojnë ankesë
13:03 -01/07/2025
Kusari-Lila: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për mosvotim nga deputetët opozitarë
12:34 -01/07/2025
Haxhiu: Kushtetuesja s’e pa si shkelje Komisionin për votimin e fshehtë
12:31 -01/07/2025
Memli Krasniqi i shkon në takim nesër Osmanit, tregon cilat do të jenë qendrimet e PDK-së
12:01 -01/07/2025
Kurti sot vendos gurthemelët e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë
11:50 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?