Ministri i Bujqësisë Faton Peci përmes një video ka shpalosur përkrahjen që po u bëhet fermerëve nga kjo ministri në kultivimin e kulturave bujqësore.
Peci ka thënë se Ministria e Bujqësisë po e mban fjalën e dhënë ndaj fermerëve ku tashmë ata kanë korrur me sukses dhe rendiment të lartë drithërat dhe fermerët janë dëshmitarë që po gëzojnë mbështetjen reale që po u bëhet fermerëve nga ana e Ministrisë së Bujqësisë.
Përmes një grafike janë shpalosur edhe subvencionet nga ana e Ministrisë së Bujqësisë për grurin dhe misrin ku krahasuar me vitin 2020 subvencionet për këtë sektor janë katërfishuar.
“Kemi mbajtur fjalën e dhënë ndaj fermerëve tanë!
Mbështetje reale financiare për çdo sektor dhe rritje të përkrahjes për drithërat; rrjedhimisht grurin e misrin!
Për veprat tona kemi fermerët tanë dëshmitarë!
Vazhdojmë tutje, pa ndalë; për bukën e djersën e bujkut!” ka shkruar Peci në facebook.


