p
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci në Facebook’un e tij ka shkruar se dikush po tenton t’i fshehë 11 mijë hektarë grurë për t’i përfituar mbi 5 milionë euro.
Ndonëse Peci nuk ka përmendur emra në postimin e tij në Facebook është shprehur se dikush po tenton t’i fshehë saktësisht 11,282 hektarë grurë për t’i përfituar 5.347.668 euro.
“Të gjithë ata që përmes deklaratave të tyre po vazhdojnë të shfrytëzojnë mediat duke pohuar të pa-vërtetat se në Kosovë ka vetëm 40 mijë hektarë të mbjellura me grurë; mesiguri një veprim të tillë e bëjnë pasi që veç i kanë paraqitur “faktet” dhe të dhënat paraprakisht në prokurori (ndryshe mendja e shëndoshë nuk e kupton, se dikush mund të konsumojë vepër penale në mënyrë të vetëdishme) sepse kushdo që ka informacione që pretendon se numri i sipërfaqeve është vetëm 40 mijë i bie rreth 11 e 282 hektarë më pak dhe se dikush po tenton të manipulojë, duke dashur që kundërligjshëm të përfitojë më shumë se 5 milionë euro apo saktësisht 5.347.668 euro të taksapaguesve tanë.”, shkruan Peci.
Ai është shprehur se në bazë të numrit të aplikuesve, sipërfaqet e mbjellura mbi 2 hektarë me grurë janë 51,282.
Më tutje, ai ka treguar për angazhimet e tij në fushën e bujqësisë, si ministër i këtij dikasteri, por nuk e ka bërë të qartë se për kë i ka drejtuar akuzat dhe se kush mund t’i fitojë ato 5 milionë euro.


