KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Peach: Hidhni poshtë mitet e “Republika Srpskas” për Asociacionin
Politikë

Peach: Hidhni poshtë mitet e “Republika Srpskas” për Asociacionin

Kosova News
Kosova News 16:37 -29/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

I dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, ka thënë se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk duhet të merret si kërcënim nga ana e Kosovës.

Ai ka shtuar se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet e arritura mes palëve, përfshirë atë për Asociacionin, i cili, shtoi ai, nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe do të dukej ashtu siç merren vesh palët.

Theksoi se “realiteti i ri i shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës e ka bërë përparimin në dialog me urgjent”.

“Zbatimi i kësaj marrëveshjeje [Asociacioni] nuk duhet parë si koncesion, as si kërcënim për Kosovën. Përkundrazi, kjo do të tregonte se Kosova është pjesëmarrëse konstruktive në dialog se, duke u bazuar në të dhënat e saj si qytetare e mirë globale, ajo është duke përmbushur angazhimet e saj ndërkombëtare, duke përfshirë edhe në kontekstin e të drejtave të pakicave”, ka thënë ai.

Sipas Peachit, asociacioni nuk ka të bëjë me një “Republika Srpska” të ngjashme me atë në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Se si duket Asociacioni varet nga palët në dialog. Është gjithashtu e rëndësishme që palët të ndryshojnë narrativën dhe të hedhin poshtë disa nga mitet e “Republica Srbska” që e kanë bërë idenë e një Asociacioni një çështje kaq toksike. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës shkoi deri diku për të thënë atë se nuk ishte e mundur sipas legjislacionit ekzistues; megjithatë, tregoi gjithashtu se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në tërësi nuk ishte kundër Kushtetutës së Kosovës”, theksoi Peach për KOHËN.

I pyetur nëse Kosovës do t’i duhet të bëjë kompromise kurdo që në rend dite vjen çështja e njohjes së ndërsjellë, Peach ka deklaruar se nuk ka përfundim ku rezultati për të dyja palët të jetë i njëjtë, zero, por se të dyja palët do të përfitojnë nga marrëveshja.

“Negociatat kanë të bëjnë me kompromisin, dhe atë që të japin e të marrin. Ashtu siç nuk mund të zgjedhim fqinjët tanë, nuk mund të zgjedhim me kë do të negociojmë dhe është e rrallë që ne po negociojmë me njerëz që e shohin botën në të njëjtën mënyrë si ne. Në fund të fundit, negociatat duhet të çojnë në një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët. Nuk do të ketë humbës”.

Ndërkohë që emisari britanik ka thënë se dialogu duhet të gjejë zgjidhje sa më parë, ka përmendur propozimin franko-gjerman për këtë proces.

“Për momentin po diskutohet shumë për një propozim të ri për dialog. Mendoj se çdo iniciativë që mund të ndihmojë për t’i dhënë një vrull të ri procesit ia vlen të merret në konsideratë”.

Duke folur për barrikadat e ngritura në veri të Kosovës në korrik, Peach u shpreh i shqetësuar ndërsa theksoi se “potenciali për dhunë në atë kohë ishte veçanërisht i lartë”.

Peach është shprehur bindshëm se Britania kundërshton çfarëdo lloj shkëmbimi territoresh apo përpjekje për ta ndarë këtë pjesë të Kosovës.

“Mbretëria e Bashkuar e kundërshton qartë tërheqjen e kufijve përgjatë vijave etnike, qofshin këto shkëmbime tokash apo ndarje: ne nuk e mbështesim atë, ne do ta kundërshtonim. Çdo bisedë për ndryshime kufijsh thjesht po sjell një diskutim të padëshiruar në të ardhmen”.

Sipas Peachit, opsioni për marrëveshje ku hynte edhe ndryshimi i kufijve, nuk është në tavolinën e negociatave më.

“Mbretëria e Bashkuar ka qenë e qartë se ne jemi kundër çdo marrëveshje që përfshin ndryshime kufijsh përgjatë vijave etnike. Për sa më përket mua, kjo është jashtë tavolinës”.

Ai nuk sheh potencial destabilizimi në Kosovë nëse marrëveshja nuk arrihet shpejtë. Por, kjo i konvenon Rusisë, ka theksuar Peach.

“Synimi i Rusisë është të mbajë Ballkanin Perëndimor si një zonë paqëndrueshmërie në distancë nga BE dhe NATO. Për ta bërë këtë, nuk ka nevojë të destabilizojë Kosovën, por vetëm duhet të sigurojë që integrimi ndërkombëtar i Kosovës të ngecë”.

Gjithashtu lexoni:

Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë

Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së

Pacolli: Qytetarët janë aleatët tanë kryesorë në mbrojtjen e mjedisit

Gashi: Partia ka nevojë për reflektim dhe votëbesim

Ministrja fashiste serbe Snezana Paunoviç, në kohën kur shkëlqenin raportet Rama-Vuçiq, ishte pjesë e grupit të  miqësisë Serbi-Shqipëri (VIDEO)

Kosova News 29/10/2022 29/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?