KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » PE u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në procesin e dialogut
Politikë

PE u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në procesin e dialogut

Kosova News
Kosova News 18:28 -09/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni i Parlamentit Evropian për Politikë të Jashtme, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të avancojnë në procesin e dialogut që ndërmjetëson Brukseli.

Këto komente janë bërë në një debat që është zhvilluar në këtë komision lidhur me raportet për Kosovën dhe Serbinë.

Këto dy raporte janë hartuar nga raportuesit për këto dy vende: Viola Von Cramon për Kosovën dhe Vladimir Bilçik për Serbinë.

Raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon, ka thënë se “Kosova ka bërë një rrugë të madhe drejt demokracisë” dhe ka shtuar se “përkundër polarizimit politik që ekziston kohëve të fundit në Kosovë, ky vend ka ecur para disa vendeve të rajonit në arritjen e standardeve të demokracisë”.

Megjithatë, ajo ka thënë se duhet arritur më shumë përparim në fushën e gjyqësorit, në mënyrë që të zhduket ndikimi i panevojshëm politik.

Sa i përket aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE, von Cramon ka deklaruar se kjo çështje varet nga reformat e brendshme, por edhe nga dialogu me Serbinë.

“Ky dialog kërkon udhëheqësi dhe përkushtim të qartë, dhe nuk duam që Kosova të shihet si palë që është më pak konstruktive në dialog”, ka thënë Von Cramon, raporton REL.

Ajo ka tërhequr vërejtjen se situata e sigurisë në veri të Kosovës është edhe përgjegjësi e BE-së.

“Ndoshta duhet të forcojmë edhe praninë e EULEX-it në veri. Po ashtu duhet të shohim se cilin rol duhet të luajmë në dialog”, ka thënë mes tjerash ajo.

Deputeti austriak nga radhët e grupit të Partisë Popullore Evropiane, Lukas Mandle, ka thënë në fjalimin e tij se, sa u përket vlerave dhe orientimit evropian, “Kosova është para tjerëve, si me vlera, me demokraci, po ashtu me shoqërinë civile”.

Propozimin e BE-së për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ky deputet e ka quajtur si “një njohje de facto, dhe diçka që është vonuar”.

Parlamenti Evropian përsërit edhe kësaj radhe thirrjen për njohjen e Kosovës si shtet sovran nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që akoma nuk e kanë bërë një hap të tillë.

Në tekst bëhet thirrje edhe për një angazhim të sinqertë të Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të serbëve të Kosovës për një dialog, i cili “do të forconte besimin e ndërsjellë”.

Po ashtu, bëhet thirrje edhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tash në dialog, përfshirë edhe atë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Parlamenti Evropian përshëndet përshtatjen e Kosovës me qëndrimet e BE-së në politikën e jashtme dhe të sigurisë, sidomos dënimin e ashpër të agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.

Serbisë i bëhet thirrje që të mbështesë këto qëndrime për të dëshmuar se është e orientuar drejt integrimeve në BE. Në veçanti, raporti përmend edhe hapësirën që Serbia u jep disa mediave nga Rusia, për të funksionuar dhe për të shtrirë propagandën ruse.

Në Parlamentin Evropian ka propozime edhe për kushtëzimin e vazhdimit të negociatave të anëtarësimit të Serbisë me BE-në, me mbështetjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Deputetët e Parlamentit Evropian do të kenë mundësi deri me 15 shkurt të dorëzojnë amandamentet e tyre për këto raporte dhe më pas do të votohet për to dhe për raportin në tërësi.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh

Franca: Avancimi i Kosovës drejt BE-së lidhet me zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit

Haradinaj takohet me ministrin francez, shpalos ofertën e Aleancës për krijimin e institucioneve

Kusari-Lila: Punimet për Parkun Industrial në Frashër po ecin shumë mirë

Bajrami kërkon ndryshime në Kuvendin e partisë: LDK-ja nuk duhet të jetë shtojcë e asnjë partie

Kosova News 09/02/2023 09/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Rasti Lule Gjeli, Rama: Jeta Xharra nuk mund t’i përdorë më hapësirat në hotelin Grand
20:34 -27/07/2026
Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh
20:02 -27/07/2026
Franca: Avancimi i Kosovës drejt BE-së lidhet me zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit
19:59 -27/07/2026
Haradinaj takohet me ministrin francez, shpalos ofertën e Aleancës për krijimin e institucioneve
19:37 -27/07/2026
Kusari-Lila: Punimet për Parkun Industrial në Frashër po ecin shumë mirë
18:52 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?