Parlamenti Evropian ka kërkuar që qeveria e Serbisë të mundësojë sa më parë fillimin e hetimeve mbi pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Serbi, transmeton KosovaNews.
Në Raportin e sapomiratuar të Progresit për Serbinë, Parlamenti Evropian shpreh qartësisht nevojën urgjente për një hetim të pavarur dhe gjithëpërfshirës mbi akuzat për abuzimin e ligjeve të vendbanimit dhe diskriminimin me pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Serbi.
Për më tepër i bëhet thirrje autoriteteve të Republikës së Serbisë t’i japin fund të gjitha praktikave diskriminuese ndaj minoriteteve dhe t’i zbatojnë marrëveshjet e fundit në kuadër të Procesit të Berlinit, pos tjerash edhe për njohjen e diplomave të Kosovës.
Në shumë çështje, Raporti vërteton prirjet autoritariste të pushtetit në Serbi, në shpërputhje me vlerat dhe politikën e jashtme evropiane.
Raportin mund ta lexoni duke klikuar këtu


