KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » PDK: Të nisin hetimet për skandalin e 100 mijë eurove
Politikë

PDK: Të nisin hetimet për skandalin e 100 mijë eurove

Kosova News
Kosova News 14:25 -17/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, në një konferencë për media ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Fitore Pacollit, nënkryetare e komisionit parlamentar për bujqësi, pas dyshimeve që këtë funksion ajo e ka përdorur për të ushtruar ndikim i cili e ka quar në përfitimin e grantit në vlerë prej rreth 100 mijë eurove nga vëllai i saj.

Kurse për Ministrin e Bujqësisë, Faton Peci PDK tha se nuk mjafton as dorëheqja e as shkarkimi.

“Ndaj tij kërkojmë që të zhvillohen hetime penale, për të verifikuar rrethanat nëse i njëjti ka ndikuar që vëllai i deputetes Fitore Pacolli ta përfitoj grantin. Dhe po ashtu të hetohet nëse ky përfitim është rezultat i varësisë zyrtare që ministri i bujqësisë ka në raport me kryetaren e komisionit parlamentar për bujqësi.”, tha ai.

Sipas tij përfitimin e këtij projektit nga vëllai i deputetes Fitore Pacollit po e mbrojnë zyrtarët më të lartë të shtetit.

“Zyrtarët më të lartë të shtetit po e mbrojnë me arrogancë dhe po heshtin për refuzimin të përkrahjes së aplikimit të znj. Fahrie Hoti, që është njëra prej heroinave të Krushës”, tha Mustafa.

Më tej, anëtari i Kryesisë së PDKsë ka folur edhe për ngutinë e aprovimit të buxhetit të vitit 2025, pa i dhënë deputetëve kohën e paraparë për të propozuar amandamentet e tyre. 

“Tash po krijohet dyshimi i bazuar se në buxhetin 2025 kanë kurdisur përfitime të tilla për njerëzit e tyre, pavarësisht faktit se ky pushtet nuk do të jetë aty për ta zbatuar buxhetin e ardhshëm”, ka thënë ai.

Në fund, Arben Mustafa ka thënë se tani kur na ndajnë edhe pak muaj nga zgjedhjet, ky pushtet edhe mund ti ikë përgjegjësisë për të dhënë llogari në Kuvendin e Kosovës, por nuk mund ti ikë llogaridhënies para qytetarëve më 9 shkurt, kur edhe do të marrin verdiktin e merituar për këto abuzime të njëpasnjëshme.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi arritur marrëveshje me LDK-në

Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut

Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi

Kurti e Abdixhiku takohen sot në Kuvend, PDK e Aleanca refuzojnë ftesën

Kosova News 17/11/2024 17/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
64%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
32 °C
Fri
35 °C
Sat
34 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara
21:42 -04/08/2026
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi arritur marrëveshje me LDK-në
21:39 -04/08/2026
Humbën rrugën në malin e Çikës, nis operacioni i kërkim-shpëtimit për dy turistë në Shqipëri
20:35 -04/08/2026
BE-ja, 100 milionë euro për Shqipërinë
19:51 -04/08/2026
Prokuroria: Radojeviqi bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza
19:22 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?