KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » PDK: Qeveria ka mungesë vizioni në garantimin e sigurisë kombëtare
Politikë

PDK: Qeveria ka mungesë vizioni në garantimin e sigurisë kombëtare

Kosova News
Kosova News 11:35 -01/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Partia Demokratike e Kosovës e ka kritikuar Qeverinë Kurti për mungesë vizioni dhe aftësie në garantimin e sigurisë kombëtare dhe menaxhimin e qëndrueshëm të mbrojtjes.

Koordinatorja e Departamentit për Mbrojtje dhe Siguri Kombëtare në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, në një konferencë për media, ka theksuar se qeveria ka mangësi të konsiderueshme në të kuptuarit e partneriteteve strategjike, veçanërisht me SHBA-në.

“Qeveria ka dështuar vazhdimisht të përgjigjet në mënyrë efektive ndaj provokimeve dhe kërcënimeve serbe, t’i kundërvihet luftës hibride ruse dhe të menaxhojë çështjet e sigurisë së brendshme, duke përfshirë integrimin e institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes, rritjen e qëndrueshmërisë kombëtare dhe përmirësimin e menaxhimit të emergjencave dhe sistemeve të paralajmërimit të hershëm”, tha ajo.

Ajo tutje vlerësoi se hartimi i strategjisë së sigurisë kombëtare është dëmtuar rëndë nga vlerësimet e vjetruara të sigurisë, mungesa e kostimit dhe prioritizimit të dobët.

“Iniciativat legjislative si projektligji për Inteligjencën Ushtarake dhe projektligji i Këshillit të Sigurisë Kombëtare shfaq të meta të rëndësishme, duke treguar një mospërfillje të strukturave ekzistuese dhe një qasje alarmante për shpërbërjen e institucioneve tashmë ekzistuese dhe rindërtimin nga e para. PDK-ja synon të zhvillojë një platformë largpamëse të sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes për 10 deri në 20 vitet e ardhshme, duke u fokusuar në vizionin, njohurinë, kompetencën dhe inovacionin, të dobishme për të gjithë qytetarët”, theksoi Kabashi-Ramaj.

Ajo ka rekomanduar që të rishikohet në tërësi Projektligjin për Këshillin e Sigurisë së Republikës së Kosovës, sepse rrezikon të çmontojë strukturat ekzistuese ligjore, duke dërguar në humbjen e kujtesës institucionale dhe duke shkelur potencialisht të drejtat e punonjësve, sepse mund t’i japë kryeministrit kontroll të tepruar.

Sa i përket Projektligjit për Inteligjencën Ushtarake, Kabashi-Ramaj, tha se deklaratës së misionit i mungon qartësia, duke çuar në konfuzion rreth objektivave të agjencisë.

Kabashi-Ramaj tha se Kosova është e qytetarëve të saj, dhe si e tillë meriton një të ardhme të sigurt dhe shpresëdhënëse.

“Siguria kombëtare, një çështje jetike, është e rrezikuar nga politikat aktuale të qeverisë. Nevojitet veprim urgjent për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm të sigurisë së Kosovës”, përfundoi ajo.

Gjithashtu lexoni:

SC Gjilani jep përditsimin e fundit për gjendjen e Oltion Bilallit: Gjendje stabile, rikuperimi po shkon mirë

Alban Hyseni i shpërblen me ekskursion falas në Shqipëri, maturantët e Gjilanit

Rama: I keni ndalë punimet në sheshin “Xhorxh Bush” mbi diçka që ligjërisht nuk ekziston

Përplasje verbale mes ish-nënkryetarit Dardan Sejdiut dhe kryetarit Përparim Rama e stafit të tij

Përkujtohet masakra Dragaqinës, 26 vite më parë 11 civilë u vranë barbarisht duke i hedhur të gjallë në pus

Kosova News 01/03/2024 01/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
10° _ 10°
75%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
15 °C
Tue
13 °C

Lajmet e Fundit

Karateistët kosovarë, një fitore dhe një humbje në Evropianin e Yerevanit
16:13 -09/05/2025
Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja
15:45 -09/05/2025
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës
15:37 -09/05/2025
Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura
15:07 -09/05/2025
Trump: Tarifa prej 80 për qind ndaj mallrave kineze duket e drejtë
14:46 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?