KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » PDK kritikon ministrinë e Arsimit për vendimin e subvencionimit me tekste shkollore
Arsim

PDK kritikon ministrinë e Arsimit për vendimin e subvencionimit me tekste shkollore

Kosova News
Kosova News 14:24 -15/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryetari i Komisionit Hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore, Ardian Kastrati, dhe Bekim Haxhiu, anëtar i këtij komisioni, në një konferencë për medie kanë kritikuar vendimin e Ministrisë së Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, për subvencionimin e librave shkollorë për nxënësit.

Kastrati, me këtë rast ka akuzuar ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, për keqpërdorim, ndërsa e sheh të afërt edhe me shtëpinë botuese “Albas” duke i dhënë tenderë. 

“Kemi të bëjmë me një pushtet të përgjegjshëm dhe merr vendim të papërgjegjshme”, tha Kastrati, teksa shtoi se ministrja Nagavci me vendimin për pajisjen e librave shkollorë ka përdorur dhunë psikike ndaj prindërve.

Ai bëri paralele me qeverisjen e PDK-së, ku sipas tij, më 20 gusht tekstet kanë qenë veçse të gatshme, “ndërsa tash ka raste që është përfunduar viti shkollor pa tekste shkollore”.

Ndërkaq deputeti Bekim Haxhiu tha se ministrja e Arsimit po shndërrohet në recidiviste, duke bërë shkelje ligjore dhe keqpërdorimin pushtetit.

Haxhiu më tej vuri në dukje se MASHTI sivjet do të shpenzojë mbi 20 milionë euro.

“Në vitin e kaluar Ministria ka shpenzuar rreth 4 milionë euro, derisa sivjet do të rrite shpenzimet mbi 15 milionë euro më tepër, gjë që është shkelje e ligjit”, tha Haxhiu.

Tutje ai sqaroi se çmimi në tekstet shkollore dallojnë dhe diferencën e çmimeve të teksteve nga klasa I-V dhe nga klasa VI-IX do ta paguajnë vetë qytetarët, gjë që, sipas tij, është shkelje ligjit.

Haxhiu tha se do të duhej përgjegjësi, për më tepër që kjo çështje është ende nën hetim.

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë

Qeveria e Kosovës mban mbledhje online, merr disa vendime

BE-ja dhe QUINT-i: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtarë të komuniteteve

Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve

Përfundon rinumërimi në QKN, Elezi: Nëse ka ndonjë gjetje, do të njoftohet Prokuroria

Kosova News 15/08/2024 15/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë
22:44 -19/06/2026
Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?