KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » PDK kërkon që në seancën e parë të Kuvendit të hidhet në votim 30%-shi i Trustit
Ekonomi

PDK kërkon që në seancën e parë të Kuvendit të hidhet në votim 30%-shi i Trustit

Kosova News
Kosova News 10:51 -04/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka kërkuar që në seancën e parë në sesionin e ri në Kuvend të dërgohet sërish Projektligji për tërheqjen e 30% të mjeteve financiare nga Trusti.

Haxhiu vlerësoi se tërheqja e parave nga Trusti është e domosdoshme për shkak të krizës ekonomike.

“Pas refuzimit të Kuvendit për ta votuar projektligjin për Trustin, qytetarët filluan të mblidhen vet, e të sigurojnë po ashtu nënshkrime. Nga data 15 korrik, vazhdon të sillet nga sirtarët e Kuvendit tek sirtarët e Qeverisë, e tani që një kohë është i bllokuar nga Komisioni për Buxhet dhe Transfere. Shpresoj shumë që kryesia të jetë e vëmendshme, mos të vazhdojë me shkelje të mëtutjeshme të rregullores dhe në seancën e parë të Kuvendit, të vije sërish projektligji për Trustin. Është domosdoshmëri e kohës për shkak të krizës ekonomike”, deklaroi Haxhiu në Tëvë1.

Njëherit, Haxhiu bëri të ditur se sipas raportit të Bankës Qëndrore, vetëm në vitin e fundit ka 1.5 miliardë kredi të reja në Kosovë.

“Sipas raportit të Bankës Qëndrore, 4.2 miliardë kredi total në Kosovë, vetëm në vitin e fundit 1.5 miliardë janë kredi të reja. Pra, qytetarët kanë hyrë në borxhe për të paguar drunjtë ose gjërat elementare. Prandaj, do ishte më pak e kushtuar për ta që të merrnin disa nga kursimet e tyre”, tha tutje Haxhiu.

Tutje, ai theksoi se Trusti si organizim dhe fond i kursimeve individuale, ka qenë i domosdoshëm duke marrë parasysh inflacionin dhe COVID-19. Mirëpo sipas tij, tani është nevoja të krijohet një model i ri, kur gjenerata paguan për gjeneratën.

Gjithashtu lexoni:

Publikohen pamje nga punimet në rrugën Prizren–Tetovë, projekti që pritet të lehtësojë lidhjen Kosovë–Maqedoni e Veriut

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Kosova News 04/01/2023 04/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Turqia kujton Srebrenicën, thotë se mbetet zë i të shtypurve – edhe i Kosovës
15:43 -11/07/2026
Basha dhe Pacolli inspektojnë punimet në rrugën Prekoc–Marec–Krilevë
15:18 -11/07/2026
Rritet interesimi për IVF në Klinikën e Gjinekologjisë, Ndrejaj: Mbi 1 mijë e 300 konsultime këtë vit
14:42 -11/07/2026
​Komisioni Evropian kujton mbi 8,300 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë
14:15 -11/07/2026
​Kolona të gjata në pikë kalimin kufitar Hani i Elezit
14:13 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?