Ditën e nesërme pritet të mbahet seanca e katërt me radhë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Sikurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës nuk ka ndryshuar qëndrim karshi propozimit të Albulena Haxhiut për kryetare Kuvendi.
Nga kjo parti në një përgjigje për Indeksonline ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës nuk ka votë për kandidatën e VV-së, Albulena Haxhiu.
Mërgim Lushtaku në një prononcim për Indeksonline ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës nuk ka qëndruar qëndrim.
Ai tha po ashtu që PDK-ja do të mblidhet nesër në mëngjes para seancës për të diskutuar lidhur me hapat e mëtutjeshëm.