KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » PDK-ja miraton listën e kandidatëve për zgjedhjet komunale, eleminon Ramiz Lladrovcin për Drenas
Politikë

PDK-ja miraton listën e kandidatëve për zgjedhjet komunale, eleminon Ramiz Lladrovcin për Drenas

Kosova News
Kosova News 19:09 -27/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën janë diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend, përgatitjet për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, si dhe është miratuar lista përfundimtare e kandidatëve për kryetarë të komunave.

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Partia Demokratike e Kosovës hyn në këtë proces e mobilizuar fuqihëm dhe me synimin jo vetëm për të rifituar komunat ku aktualisht qeveris me përgjegjësi dhe rezultate konkrete, por edhe për të fituar në komuna të tjera të rëndësishme, aty ku qytetarët kërkojnë një vizion të ri dhe një qeverisje më të mirë për të ardhmen e tyre.

Në frymën e këtij angazhimi, Kryesia e PDK-së, në bazë të nenit 48, paragrafi 13 të Statutit të Partisë, ka votuar dhe miratuar sot listën përfundimtare të 31 kandidatëve për kryetarë të komunave.

PDK ka bërë të ditur se për degët e PDK-së në Deçan, Drenas, Gjilan, Istog, Junik, Kamenicë, Malishevë, Obiliq, Podujevë, Rahovec dhe Suharekë, të cilat kanë organe të emëruara apo që janë të përcaktuara sipas vendimit të Këshillit Drejtues të PDK-së të datës 28 mars 2022, është zbatuar Rregullorja për përcaktimin e kritereve dhe mënyrës së përzgjedhjes së kandidatëve për kryetarë komunash, e miratuar nga Këshilli Drejtues i PDK-së.

Kandidaturat që janë miratuar nga Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës janë si vijon:

  1. Prishtinë – Uran Ismaili
  2. Ferizaj – Agim Aliu
  3. Prizren – Shaqir Totaj
  4. Mitrovicë – Arian Tahiri
  5. Vushtrri – Ferit Idrizi
  6. Skenderaj – Sami Lushtaku
  7. Drenas – Petrit Hajdari
  8. Kaçanik – Sabedin Vishi
  9. Hani i Elezit – Mehmet Ballazhi
  10. Gjilan – Riad Rashiti
  11. Pejë – Arta Nallbani
  12. Gjakovë – Ervin Shabani
  13. Klinë – Sokol Bashota
  14. Lipjan – Shukri Buja
  15. Shtime – Përparim Ramusa
  16. Dragash – Shaban Shabani
  17. Malishevë – Gëzim Krasniqi
  18. Rahovec – Edon Cana
  19. Suharekë – Dardan Berisha
  20. Podujevë – Isak Shabani
  21. Fushë Kosovë – Rrahim Tërrnava
  22. Kamenicë – Jona Arifi
  23. Viti – Bekim Azizi
  24. Istog – Ali Nimanaj
  25. Deçan – Korab Mushkolaj
  26. Zubin Potok – Izmir Zeqiri
  27. Zveçan – Ilir Peci
  28. Mitrovicë e Veriut – Flutura Hamza
  29. Leposaviq – Shaqir Hetemi
  30. Shtërpcë – Garip Sahiti
  31. Novobërdë – Selatin Nuhiu

“Partia Demokratike e Kosovës shpreh mirënjohje të veçantë për kontributin e katër kryetarëve aktualë të komunave: Bedri Hamza (Mitrovicë), Ramiz Lladrovci (Drenas), Fadil Nura (Skenderaj) dhe Besim Ilazi (Kaçanik), të cilët nuk janë kandidatë në këto zgjedhje, por që gjatë mandatit të tyre kanë ofruar një qeverisje efikase për qytetarët dhe një përfaqësim dinjitoz të vlerave të PDK-së.

Me miratimin e kësaj liste, përmbyllet zyrtarisht procesi i kandidimit për kryetarë të komunave.

PDK do të garojë gjithashtu në katër komuna të tjera, Obiliq, Junik, Kllokot dhe Mamushë, vetëm me listë të kandidatëve për Kuvendin Komunal. Ndërkaq, në Graçanicë, do të garoj në një listë të përbashkët me të gjitha partitë tjera shqiptare.

Ne besojmë fuqishëm se në zgjedhjet e 12 tetorit do të fitojë sërish vizioni ynë për një qeverisje të ndershme, efikase dhe në shërbim të çdo qytetari, vizion që do të reflektohet në çdo komunë ku PDK do të marrë përgjegjësinë e qeverisjes”, thuhet në njoftim./

Gjithashtu lexoni:

Voton Albulena Haxhiu: Sa më e lartë pjesëmarrja, aq më e fortë demokracia

Ambasadori britanik viziton KQZ-në: I takon popullit të Kosovës të dalë dhe të votojë

Veton Berisha e denoncon në polici Elbert Krasniqin: Po ndikon te qytetarët

Hamza – qytetarëve: Dilni shfrytëzojeni të drejtën e votës

Osmani: Vota e qytetarëve do ta nxjerrë Kosovën nga kriza

Kosova News 27/07/2025 27/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile
11:13 -07/06/2026
Voton Albulena Haxhiu: Sa më e lartë pjesëmarrja, aq më e fortë demokracia
11:10 -07/06/2026
Ambasadori britanik viziton KQZ-në: I takon popullit të Kosovës të dalë dhe të votojë
11:06 -07/06/2026
Veton Berisha e denoncon në polici Elbert Krasniqin: Po ndikon te qytetarët
11:02 -07/06/2026
Hamza – qytetarëve: Dilni shfrytëzojeni të drejtën e votës
10:37 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?