Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Karsniqi ka takuar në takime të ndara Grupin Parlamentar të PDK-së, Kryesinë e PDK-së dhe kryetarët e degëve.
Sipas njoftimit mediatk të PDK-së, gjatë këtyre takimeve, kryetari PDK-së Memli Krasniqi ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë për “Marshin për Drejtësi”, i organizuar nga platforma “Liria ka emër”, që do të mbahet më 2 prill në Prishtinë, në solidarizim me krerët e UÇK-së në Hagë
Krasniqi ka ftuar të gjithë përfaqësuesit e PDK-së në organet drejtuese që të organizohen dhe të ftojnë çdo aktivist, votues dhe secilin qytetar të Kosovës pa dallim që t”i bashkohen Marshit për drejtësi më 2 prill.
“Kryetari Krasniqi ka theksuar se mesazhi i Marshit për Drejtësi është paqësor dhe qytetar, në solidarizim me krerët e luftës e paqes, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tyre, para fillimit të procesit gjyqësor”, thuhet në komunikatën për media.
“Marshi për Drejtësi” fillon në ora 14:00 nga Sheshi “Zahir Pajaziti”, më 2 Prill.


