KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » PDK edhe sot me kritika për Qeverinë: Po emëron zyrtarë që e cenojnë shtetin
Politikë

PDK edhe sot me kritika për Qeverinë: Po emëron zyrtarë që e cenojnë shtetin

Kosova News
Kosova News 12:03 -09/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se emërim i Radoica Radomiroviqit drejtor në Komunën e Leposaviqit, e cenon karakterin e shtetit dhe institucioneve publike të Kosovës.

Në një konferencë për media, Deliu-Kodra tha se ky emërim i të birit të Nikolla Radomiroviq, ushtar i ushtrisë serbe deri vonë në Rashkë, dëshmon se tashmë “Afera Zdravo” nuk është thjeshtë një aferë e simpatisë në mes të Listës Serbe dhe Albin Kurtit.

“Dje, mediat raportuan edhe për një aderim të ri në institucionet e udhëhequra nga pushteti: Lulzim Hetemi, kryetari i Leposaviçit nga Vetëvendosje, e ka emëruar drejtor të birin e Radoica Radomiroviqit, Nikolla Radomiroviq, ushtar i ushtrisë serbe deri vonë në Rashkë. Siç po e shihni, tashmë, Afera Zdravo, nuk është thjeshtë një aferë e simpatisë në mes të Listës Serbe dhe Albin Kurtit, por është aferë që ka implikime direkte në shoqërinë dhe në shtetin tonë, e mbi të gjitha në vetë karakterin e shtetit tonë. Para disa ditësh, në media doli një intervistë e ish-deputetit të Listës Serbe Slavko Simiq, i cili, në përgjigje ndaj ‘kinse padisë’ nga ana e Mimoza Kusarit për përgjimet e Aferës Zdravo, i nxori edhe disa pretendime jashtëzakonisht shqetësuese, për të cilat, konsiderojmë se duhet të jenë të shqetësuar të gjithë qytetarët e Kosovës. Në mes tjerash, u pa qartë se koordinimi në mes të Albin Kurtit dhe kriminelit Milan Radojçiq, është koordinim shumë më i thellë, e më i fortë, sesa përpjekjet idioteske të koalicionit Zdravo për ta minimizuar atë”, theksoi ajo.

Sipas Deliu-Kodrës, u pa qartë se “nga takimet e rregullta e të njëpasnjëshme të Kusarit me Simiqin, Qeveria Zdravo, ka zgjedhur njerëz nëpër institucione publike me bekimin e kriminelit Radojçiq”.

“Nga Simiqi mësuam se Radojçiqi e ka mbështetur Qeverinë Zdravo të Albin Kurtit, për shkak se përmes saj, ai ka realizuar interesat kombëtare të Serbisë. Paramendoni, kemi një qeveri, e cila duke shkelur mbi karakterin e shtetit, i akomodon interesat kombëtare të Serbisë përmes koordinimit me një kriminel ordiner si Milan Radojçiq. Kjo është ajo çfarë na shqetëson dhe duhet të na shqetësojë të gjithëve. Dhe për fund, kuptuam po ashtu se Mimoza Kusari, protagonistja e aferës Zdravo, në fakt paska mundësi të jetë protagoniste edhe e shumë përgjimeve të tjera, për të cilat paralajmëroi Simiqi, gjë që dëshmon qartë se ne dhe qytetarët e Kosovës, mund të kemi parë vetëm një pjesë fort të vogël, të llumit të madh anti-shtetëror, antikombëtar e anti-institucional, në të cilën është përfshirë qeveria Zdravo, Albin Kurti dhe Mimoza Kusari”, theksoi ajo.

PDK-ja ka kërkuar hetim nga organet e rendit.

Organet e rendit të hetojnë secilën veprimtari të protagonistëve të aferës Zdravo dhe nga organet e sigurisë sonë kombëtare, që të sigurohen se përgjegjësit në krye të institucioneve publike, ata që janë emëruar nga Albin Kurti me bekimin e Radojçiqit, të mos jenë duke kryer ndonjë akt antikombëtar e anti-shtetëror për interesat kombëtare të Serbisë në Kosovë, të cilat interesa, sot mbrohen e realizohen përmes Albin Kurtit, Mimoza Kusarit e Milan Radojçiqit”, ka thënë ajo.

Deliu-Kodra ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“E përsërisim edhe një herë se katandisja e përgjithshme e vendit nga qeveria Zdravo, është duke iu kushtuar qytetarëve në çdo drejtim, prandaj ne duam zgjedhje të jashtëzakonshme në mënyrë që qytetarët ta ndalin rrugën e turpit, degradimit e shthurjes së çdo gjëje që Zdravo Qeveria e ka nisur tash e gati tre vite”, shtoi ajo.

Gjithashtu lexoni:

Pas deklaratave të Zelenskit në Beograd, hiqet flamuri  i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës

Veteranja e UÇK-së shpërthen ndaj Time Kadriaj: “Cila është kauza; Asociacioni, Gjykata e Hagës, Çakorri, Zhlebi, veriu i Mitrovicës apo lakmia për pushtet?

Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon

Përplasje në Kuvend, Time Kadrijaj hedh vezë në drejtim të Albin Kurtit

Kurti: Çfarëdo emri pa marrëveshje për president, do të na shpinte te zgjedhjet e reja

Kosova News 09/08/2023 09/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
clear sky
27° _ 27°
52%
4 km/h
Sun
32 °C
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
35 °C

Lajmet e Fundit

Pas deklaratave të Zelenskit në Beograd, hiqet flamuri  i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës
13:38 -09/08/2026
Veteranja e UÇK-së shpërthen ndaj Time Kadriaj: “Cila është kauza; Asociacioni, Gjykata e Hagës, Çakorri, Zhlebi, veriu i Mitrovicës apo lakmia për pushtet?
12:50 -09/08/2026
“Kosova nuk mund të krahasohet me Ukrainën”, Shqipëria i përgjigjet  vizitës së Zelenskyt në Serbi
12:01 -09/08/2026
16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit
10:00 -09/08/2026
Edhe sot mot kryesisht me diell, temperaturat deri në 34 gradë Celsius
09:50 -09/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?