KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » PDK e quan të dëmshëm vendimin e BE-së për heqjen e vizave për serbët
Politikë

PDK e quan të dëmshëm vendimin e BE-së për heqjen e vizave për serbët

Kosova News
Kosova News 15:39 -23/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka akuzuar Qeverinë Kurti se ka dështuar të mbrojë interesin e shtetit pas vendimit të Bashkimit Evropian mbi he e qytetarëve në Kosovë me pasaporta serbe.

Nënkryetarja e kësaj partie, Mimoza Ahmetaj, e ka quajtur të dëmshëm vendimin e BE-së, duke thënë se ka pritur nga BE-ja që ta mbështesë Kosovën në qëllimin e saj për integrimin e serbëve. Sipas saj, vendimi i BE-së kontribuon në distancimin e serbëve të Kosovës.

“PDK-ja ka pritur nga Bashkimi Evropian që ta mbështesë Kosovën në qëllimin e saj për integrimin e serbëve të Kosovës brenda institucioneve legjitime të shtetit tonë, që ata të pajisjen me dokumente zyrtare të Kosovës. Ky vendim kontribuon vetëm në distancimin e serbëve të Kosovës dhe inkurajon ata që të mos bëhen pjesë përbërëse e shoqërisë dhe shtetit të tonë. Megjithatë, edhe ky vendim ndërkombëtar që vjen sot si pasojë për Kosovën, dje e kishte një shkak vendor: Qeverinë e Kosovës! Që nga dita e parë e qeverisjes, pushteti aktual ka pasur një qasje joserioze ndaj dialogut dhe aleatëve tanë”, ka deklaruar Ahmetaj.

Sipas saj, Qeveria Kurti ka treguar paaftësi dhe papërgjegjësi të thellë “në veprimet dhe mosveprimet e saj në politikën e jashtme”.

Ahmetaj ka shtuar se Qeveria nuk e ka kuptuar që “komentet e vakëta të tyre brenda Prishtinës janë zë i shurdhër në institucionet e Bashkimit Evropian”.

 “Politikat e gabuara të kësaj Qeverie, të cilat gjithmonë janë reaktive por asnjëherë aktive, nuk kanë arritur të mbrojnë në asnjë rast interesat e vendit tonë dhe as të shtyjnë përpara agjendën e shtetndërtimit dhe konsolidimit të Kosovës”, ka potencuar ajo, duke thënë se PDK-ja vlerëson që ky vendim i BE-së tregon që s’ka komunikim me Qeverinë e Kosovës.

Ish-ministrja e Integrimeve ka potencuar se këto vendime s’i kontribuojnë normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, por që e cenojnë integritetin territorial.

 “Para 14 vitesh, kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vulosi shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, e gjithë bota demokratike ishte me Kosovën dhe të drejtën e saj për shtet. Sot, 14 vite më vonë, nën udhëheqjen e papërgjegjshme dhe pa vizion të kësaj Qeverie, bota është larguar nga ne dhe Kosova po shkon drejt humbjes së momentumeve të rëndësishme për integrim e zhvillim”, ka shtuar ajo para mediave.

Gjithashtu lexoni:

Shkelje në kontrata, tenderë e pagesa – 17 milionë euro të keqpërdorura në Komunën e Prishtinës, VV ngre alarmin për keqmenaxhim

Presidentja Osmani me tren nga Osaka për në Tokio, paralajmëron takime të rëndësishme bilaterale

KQZ: Partitë kanë afat deri më 23 qershor t’i deklarojnë koalicionet

Abdixhiku prezanton programin 15 pikësh për Qeverinë e Unitetit, përmend rritjen e pagave dhe pakon emergjente për menaxhim të krizës energjetike

Abdixhiku: Asnjëra palë nuk i ka numrat, prandaj duhet qeveri transitore

Kosova News 23/07/2024 23/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
17° _ 16°
77%
1 km/h
Thu
28 °C
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

Kryeprokurori jep detaje nga intervistimi i zyrtareve të Ministrisë së Infrastrukturës – në mesin e të dyshuarave edhe nëna e Geasyt
16:24 -12/06/2025
Shkelje në kontrata, tenderë e pagesa – 17 milionë euro të keqpërdorura në Komunën e Prishtinës, VV ngre alarmin për keqmenaxhim
15:39 -12/06/2025
Varroset me nderime ish- kryeministri në ekzil në vitet ’90-të, Bujar Bukoshi
15:25 -12/06/2025
Presidentja Osmani me tren nga Osaka për në Tokio, paralajmëron takime të rëndësishme bilaterale
15:11 -12/06/2025
Humbjet e trupave ruse në Ukrainë tejkalojnë shifrën 1 milion
15:05 -12/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?