Pas publikimit të video-incizimit në rrjetet sociale, ku shiheshin persona duke shtënë me armë më datën pesëmbëdhjetë mars dymijë e njëzetepesë, në afërsi të lumit Drini i Bardhë në Radostë Rahovec, hetuesit policorë nga Rahoveci kanë identifikuar dy të dyshuar.
Gjatë realizimit të veprimeve hetimore, njëri nga të dyshuarit është gjetur në vendbanimin e tij, ku ka dorëzuar vullnetarisht një pistoletë për sinjalizim me zë, kalibër nëntë milimetra, me një karikator e cila dyshohet të jetë përdorur në rast dhe një pushkë ajrore, kalibër katër pikë pesë milimetra.
I dyshuari i dytë nuk është gjetur në vendbanimin e tij, pasi dyshohet se ndodhet jashtë vendit, por me autorizimin e tij, familjarët kanë dorëzuar në polici një pistoletë për sinjalizim me zë, kalibër nëntë milimetra, me një karikator dhe tre fishekë.
Prokurori i Shtetit ka udhëzuar që ndaj të dyshuarve të iniciohet procedurë penale për veprën mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Armët janë sekuestruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.