KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pas shtatë tentimesh, konstituohet Komisioni Hetimor për Rezervat Shtetërore
Politikë

Pas shtatë tentimesh, konstituohet Komisioni Hetimor për Rezervat Shtetërore

Kosova News
Kosova News 10:58 -30/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas shtatë dështimesh, të enjten është konstituuar Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.

Kjo, pasi ky konstituimi i këtij Komisioni, ka dështuar shtatë herë radhazi, për shkak të bojkotimit të deputetëve të pozitës për të marrë pjesë në mbledhje.

E fillimisht, aty pati një përplasje ndërmjet deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi dhe deputetëve të opozitës.

Përplasja nisi me kërkesën e deputetit të VV-së për deklaratat e dhëna nga deputetët e opozitës lidhur me Rezervat Shtetërore.

Sipas Thaçit, opozita ka bërë politike dhe ka kërkuar arrestimin e ministres Rozeta Hajdari.

“Ti Doarsë nuk je me dhanë moral politik këtu. Dihet çka ke bo me vullnetin e qytetarëve. Dëgjimi është virtyt nuk e ke, mos ndërhyj”, tha ai.

“Ti fole, a po ndalesh tash. Nuk mundesh me ndërhy. Rrugës ndryshoi qëndrimi dhe dolën te marrëveshjet ndërkombëtare”, tha deputetja Doarsa Kica-Xhelili, shkruan EO.

Aty u përfshi edhe deputetja e tjetër e LDK-së, Valentina Bunjaku.

“Pse po më bon nervoz, këqyre punën tanë. Pse po hyn në personale”, ka thënë ajo.

Më pas reagoi edhe kryetari i Komisionit deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj.

“Nuk qëndron. Lëshoje deklaratën. Nuk është vullnet, por është koncesus që është arritur që të votohen marrëveshjet ndërkombëtare, e VV-ja të vijë në Komision”, ka thënë Qalaj. 

Gjithashtu lexoni:

Ibishi: Hapja e urës mbi Ibër, e arritur e jashtëzakonshme për integrimin e veriut

PDK-ja i drejtohet sërish Deharit për vazhdimin e seancës

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Haxhiu shpreh keqardhje që PDK dhe AAK refuzuan takimin konsultativ

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?