KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pas ShBA-së, Gjermanisë, Italisë, BE-së, tani pasdite reagon edhe LDK-ja për sulmet në veri: Kërkon nga Qeveria plan të qartë për situatën
Politikë

Pas ShBA-së, Gjermanisë, Italisë, BE-së, tani pasdite reagon edhe LDK-ja për sulmet në veri: Kërkon nga Qeveria plan të qartë për situatën

Kosova News
Kosova News 15:30 -11/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Mëngjesi i 11 dhjetorit e gjeti veriun e Kosovës të qetë, por me rrugë të bllokuara. Megjithatë, gjatë natës është raportuar për sulme mbi patrullat vëzhguese të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës vazhdon prezencën e shtuar në lagjet e përziera etnikisht, si Mahalla e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut. KFOR-i dhe EULEX-i janë duke e monitoruar vazhdimisht situatën në veri.

E për sulmet ka reaguar vetë kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ndërsa sulmet i kanë dënuar edhe ambasada ShBA-së, Gjermanisë, Italisë si dhe Bashkimi Evropian.

Pas gjithë këtyre reagimeve, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një statusi në Facebook ka thënë se sulmet ndaj institucioneve të Republikës, pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it, si dhe barrikadimi dhe mbyllja e rrugëve janë veprime që cenojnë rendin kushtetues të Republikës prandaj si të tilla, sipas tyre, ato janë të papranueshme.

LDK-ja ka thënë se i dënon ashpër këto veprime dhe kërkon që autorët e sulmeve të sillen para institucioneve të drejtësisë së Republikës së Kosovës.

“LDK-ja edhe një herë përsërit kërkesën e saj ndaj Qeverisë dhe institucioneve të tjera të vendit për koordinim të veprimeve me partnerët e Kosovës, si rrugë e vetme drejt kthimit të rendit, sigurisë dhe lëvizjes së lirë në gjithë territorin e Kosovës. Çdo rrugë tjetër është rënie në kurthin e synimeve destabilizuese të Serbisë”, thuhet në reagimin e LDK-së.

LDK-ja thotë se kërkon nga Qeveria e Kosovës plan të qartë për të zgjidhur situatën e sigurisë në veri.

“LDK kërkon nga Qeveria e Kosovës plan të qartë për të zgjidhur situatën e sigurisë në veri. Në këto momente vendit i duhet lidership i vërtetë që do të veprojë me mençuri dhe vendosmëri; që në vend ndarjes e përçarjes siguron unitet të brendshëm e koordinim të ngushtë me aleatët tanë”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu lexoni:

Presidentja Osmani nga Mauthauseni: “Kurrë më – të mbrojmë paqen, dinjitetin dhe lirinë”

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit

KEK mohon pretendimet e gazetarit Lirim Mehmetaj: “Dezinformatë për diskreditim të padrejtë”

Fejza e LVV-së ngre shqetësime për etikën akademike të Lushaku-Sadriut – publikon vendim i Senatit të UP-së

Plumbat në radhët e policëve, thirrje për trajnime më të gjata në Policinë e Kosovës

Kosova News 11/12/2022 11/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
few clouds
9° _ 7°
75%
2 km/h
Sun
20 °C
Mon
17 °C
Tue
16 °C
Wed
16 °C
Thu
15 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen kutitë e para me elektronikë në zgjedhjet e Shqipërisë, dalin rezultatet
21:25 -11/05/2025
Presidentja Osmani nga Mauthauseni: “Kurrë më – të mbrojmë paqen, dinjitetin dhe lirinë”
20:59 -11/05/2025
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit
19:54 -11/05/2025
KEK mohon pretendimet e gazetarit Lirim Mehmetaj: “Dezinformatë për diskreditim të padrejtë”
17:22 -11/05/2025
Motoçiklistët e humbur dje nuk ishin nga Suhareka, pjestarët nga “Theranda Motocross” i gjetën 4 turistët nga Prishtina që humben në malet Shterpcës
16:50 -11/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?