KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pas reagimeve të shumta, deklarohet drejtori i RTK-së, Rilind Gërvalla
Politikë

Pas reagimeve të shumta, deklarohet drejtori i RTK-së, Rilind Gërvalla

Kosova News
Kosova News 11:08 -04/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori i sapo zgjedhur i Radio Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla ka reaguar pas kritikave të shumta nga opozita lidhur me marrjen e këtij posti, duke thënë se është zgjedhur në mënyrë korrekte, në konkurs transparent, e në garë me kolegë të aftë profesionalë.

“Disa figura të politikës kanë kontestuar zgjedhjen time si drejtor të RTK-së, duke hedhur dyshime për integritetin tim si person e si gazetar. Unë e kuptoj qëndrimin e tyre, por dua t’ua kujtoj se jam zgjedhur në mënyrë korrekte, në konkurs transparent, e në garë me kolegë të aftë profesionalë. Procesi i rekrutimit është fokusuar fuqishëm, midis tjerash, në çështje të integritetit personal dhe profesional.”, ka shkruar Gërvalla, transmeton KosovaNews.

Ai ka thënë se nuk është anëtar në asnjë grupacion politik dhe sipas tij se nuk është e mundshme, që institucionet të drejtohen nga njërës anonimë pa histori.

“Miqtë e mi e dinë se unë që prej vjetësh nuk jam anëtar në asnjë grupacion politik. Natyrisht, kjo nuk dmth se unë ndër vite kam qenë indiferent ndaj historisë sonë të përbashkët. Kosova jonë është një vend i vogël që po ndërton shtetësinë nga fillimi; e pra ky impenjim ka kërkuar angazhime nga të gjithë ne. Të gjithë ne qytetarët e moshës madhore kemi kontribuar ndër vite, në një formë ose një tjetër. Kemi marrë pjesë në lëvizjen studentore, luftën çlirimtare, ashtu si unë, jemi shprehur për politikë, kemi komentuar, kemi votuar, etj. Them se kjo është normale. Ne nuk mund të sajojmë njerëz prej balte për të udhëhequr institucionet tona. Qytetarët e kuptojnë se nuk është e mundshme, e në fakt nuk është as e dëshirueshme, që institucionet të drejtohen nga anonimë pa histori, të cilët nuk kanë investuar veten në sendërtim të demokracisë. “, u shpreh Gërvalla.

Lexo po ashtu:

LDK-ja vendos ta bojkotojë Radio Televizionin e Kosovës

Tutje Gërvalla ka thënë se krerët e politikës nuk bëjnë mirë duke hedhë dyshime në integritetin personal dhe në etikën profesionale të gazetarëve

“Por krerët e politikës nuk bëjnë mirë me keqpërdorë këtë histori tonën të përbashkët për me hedhë dyshime në integritetin personal dhe në etikën profesionale të gazetarëve. Fakti që unë kam fituar pikët maksimale në proces rigoroz të konkurimit duhet të sigurojë çdokënd për dy gjëra me rëndësi. E para, se unë kam një ankorim të fortë në vlerat etike të profesionit tim: se për mua, gazetaria objektive qëndron mbi të gjitha. Unë thjesht kam bindjen se sot i shërbej më së miri atdheut duke qenë profesionist i paanshëm i gazetarisë. Dhe e dyta, se unë nuk jam i ndikueshëm nga politika ditore.”, ka shkruar Gërvalla.

Ai ua ka përkujtuar krerëve të politikës se ata janë të obliguar ligjërisht që të respektojnë integritetin e RTK-së si institucion publik.

“Se në këtë respekt ligjor përfshihen edhe proceset interne të validimit profesional, rekrutimit, e punësimit brenda institucionit. E se mësymja e bojkotet përbëjnë ndërhyrje të politikës në një institucion të pavarur. Ju pra po shkelni vetë, që sot, mbi atë dërrasë të kalbur mbi të cilën po spekuloni se ndoshta mund të shkel unë dikur në rolin tim të ri!”, ka thënë Gërvalla.

Ai në fundi i ka siguruar partitë opozitare se Drejtoria që e udhëheqë ai do të mbajë qëndrim të paanshëm ndaj partive që ndërtojnë demokracinë

“Si drejtor i zgjedhur i TV-së, unë i siguroj të gjithë krerët politikë se ky institucion, pra Drejtoria nën udhëheqjen time do të respektojë hierarkinë dhe organogramin dhe do të mbajë qëndrim të paanshëm ndaj partive që ndërtojnë demokracinë tonë. Ju mund të kujtoni se na bojkotoni, por ne s’do t’ju bojkotojmë juve. Qytetarët taksapagues që mbajnë gjallë RTK-në i siguroj se RTK do të shërbejë si sytë e veshët tuaj në korridoret e pushtetit. Ndërsa të gjithë punonjësit e RTK-së i siguroj se puna, arritja, sukseset individuale do të vlerësohen mbi baza strikt profesionale. Konsideroj se jemi të punësuar të gjithë në një institucion profesional, secili prej nesh quhet profesionist në lëmi të vet, nga rojet e gjer te drejtori: dhe si të tillë do të vlerësohemi.”, u shpreh Gërvalla.

Lexoini pa ndërhyrje reagimin e drejtorit të RTK-së, Rilind Gërvalla:

Disa figura të politikës kanë kontestuar zgjedhjen time si drejtor të RTK-së, duke hedhur dyshime për integritetin tim si person e si gazetar. Unë e kuptoj qëndrimin e tyre, por dua t’ua kujtoj se jam zgjedhur në mënyrë korrekte, në konkurs transparent, e në garë me kolegë të aftë profesionalë. Procesi i rekrutimit është fokusuar fuqishëm, midis tjerash, në çështje të integritetit personal dhe profesional.

Miqtë e mi e dinë se unë që prej vjetësh nuk jam anëtar në asnjë grupacion politik. Natyrisht, kjo nuk dmth se unë ndër vite kam qenë indiferent ndaj historisë sonë të përbashkët. Kosova jonë është një vend i vogël që po ndërton shtetësinë nga fillimi; e pra ky impenjim ka kërkuar angazhime nga të gjithë ne. Të gjithë ne qytetarët e moshës madhore kemi kontribuar ndër vite, në një formë ose një tjetër. Kemi marrë pjesë në lëvizjen studentore, luftën çlirimtare, ashtu si unë, jemi shprehur për politikë, kemi komentuar, kemi votuar, etj. Them se kjo është normale. Ne nuk mund të sajojmë njerëz prej balte për të udhëhequr institucionet tona. Qytetarët e kuptojnë se nuk është e mundshme, e në fakt nuk është as e dëshirueshme, që institucionet të drejtohen nga anonimë pa histori, të cilët nuk kanë investuar veten në sendërtim të demokracisë.

Por krerët e politikës nuk bëjnë mirë me keqpërdorë këtë histori tonën të përbashkët për me hedhë dyshime në integritetin personal dhe në etikën profesionale të gazetarëve. Fakti që unë kam fituar pikët maksimale në proces rigoroz të konkurimit duhet të sigurojë çdokënd për dy gjëra me rëndësi. E para, se unë kam një ankorim të fortë në vlerat etike të profesionit tim: se për mua, gazetaria objektive qëndron mbi të gjitha. Unë thjesht kam bindjen se sot i shërbej më së miri atdheut duke qenë profesionist i paanshëm i gazetarisë. Dhe e dyta, se unë nuk jam i ndikueshëm nga politika ditore.

Unë dua t’i përkujtoj të gjithë krerët e politikës se ata janë të obliguar ligjërisht që të respektojnë integritetin e RTK-së si institucion publik. Se në këtë respekt ligjor përfshihen edhe proceset interne të validimit profesional, rekrutimit, e punësimit brenda institucionit. E se mësymja e bojkotet përbëjnë ndërhyrje të politikës në një institucion të pavarur. Ju pra po shkelni vetë, që sot, mbi atë dërrasë të kalbur mbi të cilën po spekuloni se ndoshta mund të shkel unë dikur në rolin tim të ri!

Si drejtor i zgjedhur i TV-së, unë i siguroj të gjithë krerët politikë se ky institucion, pra Drejtoria nën udhëheqjen time do të respektojë hierarkinë dhe organogramin dhe do të mbajë qëndrim të paanshëm ndaj partive që ndërtojnë demokracinë tonë. Ju mund të kujtoni se na bojkotoni, por ne s’do t’ju bojkotojmë juve. Qytetarët taksapagues që mbajnë gjallë RTK-në i siguroj se RTK do të shërbejë si sytë e veshët tuaj në korridoret e pushtetit. Ndërsa të gjithë punonjësit e RTK-së i siguroj se puna, arritja, sukseset individuale do të vlerësohen mbi baza strikt profesionale. Konsideroj se jemi të punësuar të gjithë në një institucion profesional, secili prej nesh quhet profesionist në lëmi të vet, nga rojet e gjer te drejtori: dhe si të tillë do të vlerësohemi.

Gjithashtu lexoni:

Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, PDK-ja s’ka vija të kuqe

Cakolli: Me votat e diasporës, VV-ja mund të shkojë në rreth 46%, PDK-ja në 21-22%, LDK-ja deri në 19%, AAK-ja nën 6%

KQZ jep detaje se kur mund të certifikohen rezultatet zgjedhore

BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të institucioneve

Terras: Dalja e ulët në zgjedhje tregon se njerëzit janë te frustruar me kaosin politik – duhet bashkëpunim mes partive

Kosova News 04/02/2023 04/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, PDK-ja s’ka vija të kuqe
19:40 -08/06/2026
Stërvitje ushtarake e KFOR-it për t’iu përgjigjur kërcënimeve të mundshme
19:09 -08/06/2026
Cakolli: Me votat e diasporës, VV-ja mund të shkojë në rreth 46%, PDK-ja në 21-22%, LDK-ja deri në 19%, AAK-ja nën 6%
18:53 -08/06/2026
Policia shqipton 261 gjoba dhe konfiskon 41 mjete me dy rrota
18:36 -08/06/2026
Dyshohet se i fshehu 6 fletëvotime të paplotësuara, kërkohet paraburgim për anëtarin e komisionit zgjedhor në Prizren
18:28 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?