KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pas një viti, takohen gjeneralët amerikanë dhe kinezë  
Botë

Pas një viti, takohen gjeneralët amerikanë dhe kinezë  

Kosova News
Kosova News 23:06 -21/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Udhëheqësit kryesorë ushtarak të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës u takuan për herë të parë pas më shumë se një viti të enjten dhe diskutuan për një “numër çështjesh globale dhe rajonale të sigurisë,” përfshirë mbajtjen e lidhjeve të drejtpërdrejta të komunikimit, njoftuan zyrtarët ushtarakë amerikanë.

Ky ishte takimi i parë ndërmjet Shefit të Shefave të Shtabit të Bashkuar Charles Q. Brown dhe gjeneralit Liu Zhenli, shef i Departamentit të Shtabit të Bashkuar të Ushtrisë Popullore të Çlirimit, që kur gjenerali Brown mori pozitën e tij në tetor, sipas një deklarate.

Në takimin e mbajtur përmes një video-konference të enjten, gjeneralët Brown dhe Liu “diskutuan rëndësinë e punës së përbashkët për të menaxhuar përgjegjshëm konkurrencën, për t’iu shmangur keqkuptimeve dhe për të mbajtur linja të hapura dhe të drejtpërdrejta komunikimi,” theksoi zëdhënësi i Shtabit të Bashkuar kapiteni Jereal Dorsey përmes një deklarate.

Gjenerali Brown gjithashtu “përsëriti rëndësinë që ushtria (kineze) po angazhohet në një dialog substancial për të zvogëluar gjasat për keqkuptime,” dhe “rikonfirmoi rëndësinë e mbajtjes së Bisedimeve Koordinuese për Politika të Mbrojtjes dypalëshe, mbajtjen e bisedimeve mbi Marrëveshjen Konsultative për Çështje Ushtarake Detare dhe hapjen e linjave të komunikimit ndërmjet Komandantit të Komandës amerikane për Indo-Paqësorin dhe komandantët e komandave lindore dhe jugore,” deklaroi zëdhënësi Dorsey.

Kanalet normale të komunikimit ndërmjet ushtrive të dy ekonomive më të mëdha të botës u ndërprenë nga Kina në gusht të vitit 2022, kur ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi vizitoi Tajvanin, ishullin e vetëqeverisur të cilin Pekini e konsideron pjesë të Kinës.

Dy palët u pajtuan të rinisin kontaktet pas takimit ndërmjet Presidentit Joe Biden dhe udhëheqësit kinez Xi Jinping në San Francisko në nëntor.

Në fillim të kësaj jave, televizioni amerikan NBC News, duke cituar zyrtarë amerikanë, tha se udhëheqësi kinez Xi i tha në mënyrë të drejtpërdrejtë Presidentit Biden se Pekini do të ribashkojë Tajvanin me Kinën por se koha kur do ta bëjë një gjë të tillë nuk është vendosur ende.

Burimet i thanë televizion NBC se zoti Xi i ka thënë Presidentit Biden gjatë një takimi të gjerë ku morën pjesë dhjetëra zyrtarë amerikanë dhe kinezë se Kina preferon ta marrë Tajvanin me mjete paqësore, jo me forcë.

Burimet po ashtu i thanë NBC se Kina ka kërkuar nga Presidenti Biden ta bëjë një deklaratë publike pas takimit të tyre duke theksuar se Shtete e Bashkuara mbështesin qëllimin e Kinës për ribashkimin paqësor me Tajvanin, por se Shtëpia e Bardhë kishte kundërshtuar kërkesën e tyre.

Presidenti Biden tha se janë bërë “hapa pozitivë” në bisedimet e tij me zotin Xi. /VOA

Gjithashtu lexoni:

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Kosova News 21/12/2023 21/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Aksion i Policisë në Skenderaj: Konfiskohen armë, thika, maskë dhe shufra metalike
09:53 -17/07/2026
Rritet sërish çmimi i naftës, arrin në 1.60 euro për një litër
09:43 -17/07/2026
Kontrolle në Burgun e Dubravës: Konfiskohet drogë, 9 telefona mobil dhe SIM-kartela
09:06 -17/07/2026
Aksion në Gjakovë, kontrollohen 29 auto-parkingje për shmangie nga tatimi
09:05 -17/07/2026
Vazhdojnë punimet në Autoudhën “Ibrahim Rugova”, ministria jep detaje
09:02 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?