Dje, rreth orës 18:18, një person në Prizren ka raportuar në Polici se është kanosur me armë zjarri, raporton KosovaNews.
Pas mbledhjes së informacioneve të para, Policia ka kuptuar se pas një mosmarrëveshje për pronë, tre të dyshuar kanë kanosur me armë zjarri dy viktima – vëllezër mes vete.
Sipas njoftimit, njërit nga të dyshuarit i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e llojit Zoraki e kalibrit 9mm.
Tre të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, ndërsa dy prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 orë.


