Pas ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, në përballjen e sotme në mes të kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, është përfshirë edhe deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, duke reaguar ashpër ndaj kryeministrit Kurti për siç ka thënë ai qasjen e tij ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, transmeton KosovaNews.
Në një postim në Facebook, Mustafa e ka quajtur Kurtin “të papjekur” dhe “fëmijë ngucakeq”, duke e akuzuar për sjellje me inat edhe në rastet kur kërkohet bashkëpunim për zhbllokimin e projekteve në kryeqytet.
Ai shton se kjo qasje ka qenë konstante gjatë gjithë karrierës së Kurtit, brenda dhe jashtë Kosovës.
“Nëse deri sot s’e keni kuptuar sa i papjekur është Albini, sa fëmijë ngucakeq, shiheni sot karshi Përparimit kur ky i kërkon koordinim e zhbllokim të projekteve në Prishtinë.
Me të njejtin inat fëminor është sjellur gjithë jetën, brenda e jashtë Kosovës dhe i tillë do mbetet gjithë jetën.”, ka shkruar Mustafa në Facebook. / KosovaNews/
Lexo po ashtu: