KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pas liberalizimit të vizave, turistët nga Kosova braktisin Durrësin
Lajme

Pas liberalizimit të vizave, turistët nga Kosova braktisin Durrësin

Kosova News
Kosova News 22:30 -26/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës ka sjellë ndikimin e parë në frekuentimin e bregdetit të Durrësit.

Dikur pushuesit më besnikë, sot shqiptarët e Kosovës e kanë kaluar atë në plan të dytë, si një destinacion për pushimet e tyre verore.

“Ky vit ka filluar ndryshe. Mund ta quajmë një fillim të mbarë, sepse ka filluar shumë herët, pra që nga fundi i marsit në fillim të prillit kanë filluar rezervimet e para me turistë të huaj nga grupe të organizuara gjermanësh e nordikësh, të cilët po e shohin Shqipërinë si një destinacion të ri dhe shumë interesant, por ndryshimi është që ka një mungesë të turistëve kosovarë, të cilët ishin turistët besnikë tanët, që na kanë suportuar në çdo periudhë të vështirë. Kjo ka ndodhur direkt pas hapjes së vizave, pra turistët kosovarë kanë preferuar të eksplorojnë pak Europën dhe kanë lënë në njëfarë mënyre pas dore Shqipërinë. Kjo është ndjerë shumë nëpër hotelet e Durrësit, që mbushnin fundjavat e tyre me turistët nga Kosova”, thotë Blerim Norja, operator turistik.

Sipas tur-operatorëve, vakumi i krijuar është mbushur me turistët e huaj, që këtë fillim-sezoni kanë qenë të shumtë në qytetin bregdetar.

“Mund të themi se është zëvendësuar me rritjen e turistëve nga shtetësi të huaj, nga të cilët pjesa më e madhe janë gjermanë dhe norvegjezë”, shprehet Norja.

Turistët e parë të këtij sezoni janë kryesisht turistë që vijnë të organizuar në grupe me paketa të mbyllura, por një rritje të shpejtë po sheh edhe numri i turistëve elitarë, të cilët vijnë në grupe të vogla individuale a familjare./Euronews Albania

Gjithashtu lexoni:

Përplasje në Kuvendin Komunal të Prishtinës për krizën me mbeturinat

Profesori amerikan: Trump nuk do të përpiqet ta rrëzojë Gjykatën Speciale

Mbi 300 raste të pickimit nga rriqrat në Malishevë

Handikos kërkon shpërndarjen e pajisjeve për të paralizuarit të cilat u paguan 6 mln euro

Rinisin takimet për dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel

Kosova News 26/05/2024 26/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 11°
80%
1 km/h
Tue
25 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Osmani takon përfaqësues shtetërorë në Forumin Ndërkombëtar
23:00 -02/06/2025
Tare synon të transferojë Luka Modricin në Milan
22:56 -02/06/2025
Gërvalla takon homologun nga Tanzania
22:25 -02/06/2025
“Tifozat Kuq e Zi” nuk do të jenë në stadium në ndeshjen ndaj Serbisë
21:41 -02/06/2025
Kurti takon ambasadoren kanadeze, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit
21:21 -02/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?