KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pas lejes për të hyrë në Kosovë, raportohet se Porfirije e ka anuluar vizitën
Lajme

Pas lejes për të hyrë në Kosovë, raportohet se Porfirije e ka anuluar vizitën

Kosova News
Kosova News 22:41 -05/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Patriarkut serb, Porfirije i është  dhënë leje të vijë në Kosovë, nga ana e shtetit të Kosovës. Ai pritej të vinte sot, pasi më 25 dhjetor, i njëjti nuk u lejua të kalonte kufirin.

Megjithatë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Pas zhurmës dhe ankesave të tij, tani kur iu dha leja, ai anuloi vizitën në Patriarkanën e Pejës.

Burime të RTK-së deklarojnë se është vetë Patriarku serb Porfirije, që ka anuluar vizitën në Kosovë.

Edhe më tej nuk dihen arsyet e anulimit nga ana e tij e ardhjes në Kosovë, ndonëse për mosdhënien e lejes për të hyrë ne teritorin e Republikës, kishte reaguar edhe ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill.

“Para së gjithash, mendoj se është e rëndësishme që komuniteti serb të mund ta shohë Patriarkun”, deklaroi Hill.

“Mendoj se kjo është diçka themelore për liritë fetare. Nuk besoj se do të gjeni dikë në bashkësinë ndërkombëtare që kundërshton të drejtën e tij për të hyrë në Kosovë dhe për t’u takuar me besimtarët. Ky është qëndrimi ynë dhe shpresoj se kjo nuk do të ndodhë më”, pati deklaruar Hill.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës të nesërmen doli me një sqarim se pse s’e kishte lejuar vizitën e planifikuar treditore të Patriarkut serb. Sipas MPJ-së, kërkesa do të mund të aprovohej vetëm me një kusht.

“Pas shqyrtimit të kërkesës, MPJD është përgjigjur se vizita e Porfirjes, do të mund të aprovohet vetëm pasi Kisha Ortodokse Serbe të ketë dënuar, respektivisht të jetë distancuar nga veprimet e pjesëtarëve të KOS-it, të cilët, duke hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës, janë duke i dhënë përkrahje të hapur grupeve kriminale në veri të Republikës së Kosovës, të cilat janë përgjegjëse për barrikadat e vendosura atje”, thuhej në një njoftim të MPJ-së për media.

Ndërkohë, të enjten, kryeministri Albin Kurti ka pranuar që Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, të vijë në Kosovë për t’i bërë përgatitjet për Krishtlindjen Ortodokse.

Zyra e Kryeministrit njoftoi për këtë, duke thënë se kërkesën për ta lënë Patriarkun serb në Kosovë, Kurtit ia bëri ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq.

“Patriarku Porfirije ka paralajmëruar që sot pasdite do të vijë te vendkalimi kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se dëshiron të hyjë pa truprojat e tij, edhe pse nuk ka bёrё kёrkesё pёr vizitё sipas dispozitave tё marrëveshjes ekzistuese. Ministrit Rashiq, Kryeministri Kurti iu përgjigj pozitivisht”, njoftoi Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

Paralajmërimi i Patriarkut serb se planifikon tё hyj pa truproje nё Kosovё, Zyra e Kurtit tha se -“është edhe një dëshmi e radhës se Kosova është vend më i sigurt se Serbia”.

Në fund të kësaj jave, besimtaret ortodoks festojnë krishtlindjet.

Gjithashtu lexoni:

Konjufca pret organizatorët e “Newborn Kosova 2026”

Rutte: Samiti i NATO-s në vitin 2027 do të mbahet në Tiranë

Agon Bytyqit i vazhdohet mandati si zv/drejtor i AKI-së

Dëmtimi i kompleksit memorial në Podujevë, reagon ashpër ministri Hoti

KRU “Prishtina” njofton mbi gjendjen e nivelit të ujit në Batllavë e Badoc

Kosova News 05/01/2023 05/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Konjufca pret organizatorët e “Newborn Kosova 2026”
18:57 -08/07/2026
Rutte: Samiti i NATO-s në vitin 2027 do të mbahet në Tiranë
18:48 -08/07/2026
Liderët e NATO-s me deklaratë të përbashkët: Sulmi ndaj njërit, sulm ndaj të gjithëve
18:16 -08/07/2026
Ahmeti takon të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor
18:11 -08/07/2026
Kurti takon komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe bashkëpunimin me NATO-n
18:06 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?