KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pas kërkesës së Scholz për njohjen e Kosovës, reagon Moska: Beogradi nuk i ka borxh BE-së
Botë

Pas kërkesës së Scholz për njohjen e Kosovës, reagon Moska: Beogradi nuk i ka borxh BE-së

Kosova News
Kosova News 17:08 -10/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Rusia reagoi me kritika ndaj mesazheve të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, në vizitën e tij në Prishtinë.

“Beogradi nuk i ka borxh asgjë Brukselit”, u shpreh zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, duke komentuar deklaratën e Scholz për nevojën që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, në mënyrë që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

“A janë këta ‘miq’ të Serbisë?”, pyet Zakharova, duke shtuar se perëndimi është borxhli ndaj serbëve. “Popullit serb tashmë po i thuhet vazhdimisht se çfarë dhe si të bëjë. Çfarë do të ndodhë më pas?”, shkruan në telegram zyrtarja e Ministrisë së Jashtme ruse.

Duke raportuar këtë reagim, mediat në Moskë risjellin në vëmendje thirrjen e ministrit të Brendshëm serb, Aleksandër Vulin, që vendi i tij të rishikojë planet për integrim në BE.

Gjithashtu, edhe deklaratën e vetë presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, se “Unioni Evropian është një faktor i rëndësishëm në botë, por rëndësia e tij po bie bashkë me fuqinë e tij ekonomike”./a2news/

Gjithashtu lexoni:

Merkel: Fitorja e AfD-së tronditje për Gjermaninë

Reagon BE-ja për funeralin e Mlladiqit: Pamjet nga Beogradi janë tronditëse!

KE: Glorifikimi i kriminelëve dhe mohimi i gjenocidit s`kanë vend në BE

SHBA-ja u bën thirrje Serbisë dhe Republikës Serbe të mos e madhërojnë Mlladiqin

Rrëzohet avioni i Amazon Air në Miami, humbin jetën 5 persona

TAGGED: BE, Beogradi, Kosova, Moska
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?