Kandidatet e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla, nuk arritën të sigurojnë 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryetare të Kuvendit të Kosovës.
Në seancë ishin të pranishëm 116 deputetë. Haxhiu mori 57 vota për, 56 kundër dhe 3 abstenime.
Në mënyrë të njëjtë, edhe Gërvalla mori 57 vota për, 56 kundër dhe 3 abstenime, duke mos arritur shumicën, raporton KosovaNews.
Pas dështimit të votimit, seanca u ndërpre dhe do të vazhdojë pas dy ditësh.
Ky proces zhvillohet në bazë të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka përcaktuar që zgjedhja e kryeparlamentarit duhet të bëhet brenda 30 ditësh, përmes votimit të hapur. Po ashtu, një kandidat mund të votohet vetëm tri herë dhe të gjithë deputetët janë të detyruar të marrin pjesë në votim./KosovaNews/


