Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës është duke organizuar dy trajnime për pyetës teorik për rregullat e mbajtjes së provimit për pjesën teorike sipas legjislacionit në fushën e patentë shoferit.
Ministri Liburn Aliu tha se pas përfundimit të trajnimit do të organizohet provimi përfundimtar për pyetës teorik dhe ky provim do të organizohet nën monitorimin e komisioneve ekzistuese, e po ashtu do të jemi të hapur për të gjitha OJQ-të dhe mediat që dëshirojnë ta monitorojnë ketë proces.
“Përveç që kemi bërë e-testimin, si hap i radhës jemi duke bërë reformimin e provimeve në fushën e patentë shoferit, kështu duke synuar digjitalizimin e përgjithshëm si reformë të rëndësishme për rritjen e cilësisë së testimit të kandidatëve për patentë-shofer në pjesën teorike, efikasitetit në testim, si dhe transparencës gjatë testimit”, ka thënë ministri Aliu.



