KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pas caktimit të paraburgimit prej 30 ditësh, koloneli i policisë Nexhmi Krasniqi dërgohet në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz
Siguri

Pas caktimit të paraburgimit prej 30 ditësh, koloneli i policisë Nexhmi Krasniqi dërgohet në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz

Kosova News
Kosova News 16:16 -08/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata e Prizrenit të mërkuren i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për katër të arrestuarit, përfshirë kolonelin e Policisë, Nexhmi Krasniqi.

Caktimi i masës së paraburgimit për katër të arrestuarit më 04.08.2025 në një aksion të gjerë të Inspektoratit Policor të Kosovës, Policisë në koordinim edhe me Prokurorinë e Prizrenit.

Sipas burimeve të KosovaNeës brenda sistemit të drejtësisë koloneli Nexhmi Krasniqi për shkaqe sigurie është dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës.

Nexhmi Krasniqi, Liman Sallauka, Xhevat Sallauka dhe Ramadan Paçarizi, u arrestuan më 4 gusht 2025 me urdhër të Prokurorisë së Prizrenit nën dyshimin për shmangie nga tatimi, detyrim dhe armëmbajtje pa leje.

Ish Drejtori i Policisë së Prizrenit , Nexhmi Krasniqi, po dyshohet për dy vepra penale, atë të detyrimit dhe të armëmbajtjes pa leje.

Në këtë rast, Prokuroria ka bërë ngrirjen e xhirollogarive në vlerë prej 126 mijë e 997 eurove, ka sekuestruar të holla “cash” gjatë bastisjes në vlerë prej 8 mijë e 850 euro, dhe ka ngrirë një pronë me sipërfaqe të përgjithshme prej 58,7 ari.

Po ashtu, gjatë bastisjes janë sekuestruar edhe dy pistoleta, 50 fishekë 9 milimetër Lauger, 13 fishekë 9 milimetër me mbishkrim të PK, dy pushkë ajrore dhe një elektroshok, gjashtë telefona mobilë, fletore, aktvendime, autorizime, ekstrakte, kontrata dhe dokumentacion të ndryshëm, që do të shërbejnë në cilësi të provave materiale.

Koloneli policor Nexhmi Krasniqi bashkë me tre të dyshuarit e tjerë po pretendohet se kanë funksionuar si një grup i organizuar. Të njëjtit në një periudhë kohore nëntor- dhjetor 2024 në Prizren dyshohen se kanë detyruar një person- E.M. që një parcelë që me çmimin e tregut kushtonte 400-500 mijë euro ta shiste në vlerë të 250 mijë euro që konsiderohet nën çmimin e tregut.

Këtë ngjarje dyshohet se katër të arrestuarit, përfshirë edhe kolonelin policor, e kishin realizuar duke përdorur edhe kërcënime serioze në drejtim të viktimës.

Në dosjen e prokurorisë  thuhet  se dy vëllezërit Sallauka, Krasniqi, bashkë edhe me Paçarizin pasi kishin dijeni se i dëmtuari kishte pjesë në pronësi të një ngastre/parcelë i kishin kërkuar në vazhdimësi që të takohen dhe në fund e bindin që të tërhiqet nga ajo ngastër në Lubizhdë e që kjo situatë më pas binte në dobi të Ramadan Paçarizit, i cili e kishte blerë parcelën nën çmimin e tregut për 250 mijë euro, pronë kjo që realisht kishte çmimin në vlerë prej 400 mijë deri në 500 mijë euro.

Tutje dosja përshkruan se i dëmtuari në këtë rast dyshohet se bashkë me Liman Sallaukën kishin shkuar në shtëpinë e kolonelit policor Nexhmi Krasniqi dhe nga të hollat që ishin marrë prej Ramadan Paçarizit i kishin dhënë kolonelit 10 mijë euro “cash” në një zarf ndërsa 20 mijë eurot e tjera ishin për dy vëllezërit Sallauka.

Gjithashtu lexoni:

Ky është numri i votuesve në Prishtinë deri më tani

KQZ me të dhëna, kaq është përqindja e daljes në zgjedhje deri në orën 11

Policia jep detaje mbi aksidentin që i mori jetën Fatjon Bunjakut

Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile

Voton Albulena Haxhiu: Sa më e lartë pjesëmarrja, aq më e fortë demokracia

Kosova News 08/08/2025 08/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Ky është numri i votuesve në Prishtinë deri më tani
13:01 -07/06/2026
KQZ me të dhëna, kaq është përqindja e daljes në zgjedhje deri në orën 11
12:16 -07/06/2026
Skandal: Shtabi i PDK-së ‘udhëhiqet’ nga Ysabel, nga tubimi përmbyllës dërgon edhe një foto të klub-it
12:11 -07/06/2026
Policia jep detaje mbi aksidentin që i mori jetën Fatjon Bunjakut
12:05 -07/06/2026
Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile
11:13 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?