KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pas afër 8 muajsh në arrati dorëzohet i dyshuari për tentim vrasjen në Graçanicë
Siguri

Pas afër 8 muajsh në arrati dorëzohet i dyshuari për tentim vrasjen në Graçanicë

Kosova News
Kosova News 18:13 -30/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

I dyshuari Behar Halili është dorëzuar në Polici pas 7 muajsh e 28 ditëve në arrati për “Vrasje të rëndë në tentativë”, e ndodhur më 16 prill 2024 në Graçanicë. Të dyshuar për përfshirje në këtë rast janë edhe Ismet Osmani “Curri”, Amir Osmani (djali i Ismet Osmanit) dhe Mentor Beqiri.

Në një përgjigje, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se Halili është dorëzuar më 13 dhjetor 2024 dhe një ditë më pas i ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak.

“Lidhur me rastin në fjalë ju informojmë se, i dyshuari B.H. me datë 13.12.2024 është dorëzuar në polici dhe se ndaj të njëjtit është parashtruar kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak”, ka bërë të ditur Prokuroria.

Të njëjtit, Gjykata ia kishte vazhduar këtë masë më 10 janar 2025, duke ia ka vazhduar këtë masë edhe për dy muaj tjerë.

Mirëpo, më 17 janar 2025, Gjykata e Apelit këtë masë ia ka zëvendësuar me masën e paraqitjes në stacion policor. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Ndryshe, masa e arrestit shtëpiak për dy muaj i është vazhduar edhe Ismet Osmanit- Currit më 14 dhjetor 2024, i cili po ashtu, pas afër 7 muajsh në arrati pas këtij rasti ishte paraqitur në Prokurori.

Kurse, Amir Osmani dhe Mentor Beqiri, gjenden në liri.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh më 17 prill 2024, kishte dhënë detaje për rastin e tentim vrasjes, duke thënë se nga një veturë e cila ishte në lëvizje dhe shpejtësi të madhe, është shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture tjetër në lëvizje, shkruan Betimi për Drejtësi.

Policia njoftoi se njëri i dyshuar në vendngjarje e ka dorëzuar pistoletën që e kishte me leje, ndërsa janë gjetur pesë gëzhoja nga arma e zjarrit. Rasti ishte iniciuar fillimisht si “Vrasje në tentativë”.

“Graçanicë, 16.04.2024-14:50. Është raportuar se nga një veturë e dyshuar, e cila ishte në lëvizje me shpejtësi të madhe, nga persona të dyshuar është duke u shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture tjetër në lëvizje, dhe pastaj të njëjtat vetura janë aksidentuar në mes veti. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ku e ka takuar të dyshuarin mashkull kosovar në afërsi të veturës së tij, i cili vullnetarisht e ka dorëzuar një pistoletë me leje. Njësitet policore të forenzikës në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja nga arma e zjarrit. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, në një rast tjetër, Ismet Osmani-Curri bashkë me Sami Nikën, Ilir Bojkun dhe Mentor Maqanin akuzohen për veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”. Ndërkaq, i akuzuari Adil Thaqi ngarkohet me veprën penale “Mashtrimi”. 

Gjithashtu lexoni:

Policia me operacion në Ferizaj, inspektohen 32 auto-parkingje dhe evidentohen shkelje

Dy persona arrestohen në Jarinjë, policia u sekuestron kartela bankare, laptop, telefona dhe pajisje të dyshuara për falsifikim

Drejtuesit e KFOR-it dhe të NATO-s diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Goditet nga një veturë në Durrës, 62 vjeçari nga Kosova vdes në spital

Rrëzohet vinçi, një person humb jetën dhe një tjetër lëndohet

Kosova News 30/01/2025 30/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

MINT-i publikon çmimoren e sotme për derivatet
09:08 -29/07/2026
Policia me operacion në Ferizaj, inspektohen 32 auto-parkingje dhe evidentohen shkelje
08:50 -29/07/2026
Dy persona arrestohen në Jarinjë, policia u sekuestron kartela bankare, laptop, telefona dhe pajisje të dyshuara për falsifikim
08:48 -29/07/2026
Drejtuesit e KFOR-it dhe të NATO-s diskutojnë për sigurinë në Kosovë
21:29 -28/07/2026
Pacolli kërkon përgjegjësi nga Komuna e Prishtinës pas vdekjes së 26-vjeçarit nga rrëzimi i vinçit
20:27 -28/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?