Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani përshëndeti sot përmes një reagimi në platformën X votimin në Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës me 52 vota pro për nxjerrjen nga lista e vendeve në monitorim nga KE.
Hasani falënderoi Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe raportuesin Ionut Stroe, “për njohjen e reformave transformuese të drejtësisë në Shqipëri, luftën tonë kundër korrupsionit dhe përparimin e Shqipërisë në të drejtat e njeriut dhe demokracinë”.
“Angazhimi i Shqipërisë ndaj standardeve të Këshillit të Evropës, ka qenë i palëkundur dhe përpjekjet tona të pandërprera më në fund po japin rezultatet e shumëpritura”, theksoi Hasani/ atsh