KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Partitë kosovare në mbështetje të partive simotra në zgjedhjet evropiane
Politikë

Partitë kosovare në mbështetje të partive simotra në zgjedhjet evropiane

Kosova News
Kosova News 13:46 -07/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Parlamenti Evropian (PE) nuk është sikur parlamentet kombëtare, por, megjithatë, duhet ta ketë një shumicë të nevojshme për të miratuar vendime.

Zgjedhjet për këtë institucion me seli në Strasburg nisën më 6 qershor dhe do të mbarojnë më 9 qershor.

Ato zhvillohen në të 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Shumica në PE që do të formohet pas tyre, do ta konfirmojë presidentin apo presidenten e Komisionit Evropian.

Pastaj, për secilin komisionar veç e veç do të duhet të organizohet seanca dëgjimore, ku do t’i jepet besimi.

Grupet politike në Parlamentin Evropian formohen sipas ideologjisë së prioriteteve që i kanë. Ato reflektojnë, pak a shumë, qëndrimet e partive nacionale në një familje të përbashkët politike, në nivel evropian.

Pos grupeve politike në PE, ekzistojnë edhe partitë politike në nivel të BE-së, që po ashtu bashkohen me programet e tyre.

Edhe tri partitë më të mëdha nga Kosova janë të angazhuara në mënyra të ndryshme – sipas statuteve të tyre – me partitë e orientimit të njëjtë evropian.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, është afruar me Partinë Socialiste Evropiane – parti e qendrës së majtë që në Parlamentin Evropian përfaqësohet nga grupi Socialistët dhe Demokratët (S&D).

Ky ishte grupi i dytë më i madh në përbërjen e deritashme të PE-së – me 139 deputetë.

Në grupimin më të madh politik në Parlamentin Evropian, që është Partia Popullore Evropiane (PPE) – anëtare e asocuar është prej vitesh Lidhja Demokratike e Kosovës.

PPE kishte 176 deputetë në përbërjen e deritashme të PE-së.

Partia Demokratike e Kosovës, ndërkaq, është anëtare e grupit liberal evropian, ALDE, i cili në PE përfaqësohet nga grupi Renew.

Në përbërjen e deritashme të PE-së, ky ishte grupimi i tretë më i madh me 102 deputetë.

Mbështetja e partive dhe liderëve politikë nga një vend për partitë politike në vendet tjera në zgjedhje, nuk shihet si ndërhyrje në punët e brendshme.

Ky solidaritet partiak konsiderohet legjitim, por nuk duhet të përzihet me institucionet shtetërore.

Kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin e Partisë Socialiste Evropiane në Berlin bëri ftesë që të votohet për kandidatët e këtij grupi në zgjedhjet evropiane, ai e bëri këtë jo si kryeministër, por si lider i partisë, pra Lëvizjes Vetëvendosje, që është pjesë e asaj familjeje.

“Ishim në Berlin, në konferencën e nivelit të lartë të Partisë së Socialistëve Evropianë, ku, përkrah edhe kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, shprehëm mbështetjen për kandidatët socialdemokratë, Katarina Barley dhe Nicolas Schmit”, shkroi Kurti në rrjetet sociale pas kësaj konference.

“Vota për ta është e domosdoshme për mbrojtjen e vlerave e parimeve demokratike, të solidaritetit e të gjithë përfshirjes, të të drejtave të njeriut e sundimit të ligjit, të drejtësisë sociale e të pluralizmit politik. Këto janë të kërcënuara çdo ditë e më shumë nga rrymat e djathta radikale që tentojnë të na rikthejnë në periudhat e zymta dhe të errëta të shekullit të kaluar, por edhe nga parti të djathta që në vend se të distancohen, koketojnë me to”, tha po ashtu Kurti.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke folur në Kongresin e EPP-së në Bukuresht, Rumani, më 6 mars 2024.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u përfshi po ashtu në fushatën për zgjedhjet evropiane nëpër vendet e BE-së, kryesisht në Gjermani dhe Austri, ku kërkoi nga diaspora e Kosovës që t’i votojë kandidatët e PPE-së.

Ai tha se fitorja e qendrës së djathtë në zgjedhjet evropiane do të krijojë siguri edhe për Kosovën.

Aktivë ishin edhe disa anëtarë të PDK-së, duke marrë pjesë në takimet e liberalëve evropianë.

Angazhimi i politikanëve nga Kosova në fushatën zgjedhore për zgjedhjet evropiane shihet si i rëndësishëm edhe për shkak të rritjes së numrit të shqiptarëve nga vende të ndryshme në vendet e Bashkimit Evropian.

Vota e tyre në disa raste, madje, mund të jetë vendimtare.

Diaspora e Ballkanit Perëndimor në botë

Partitë politike të Kosovës, sikur edhe ato nga vendet e tjera të rajonit, i shfrytëzojnë lidhjet me partitë e orientimit të njëjtë në Evropë edhe për mbrojtjen e interesave të vendeve të tyre.

Kjo ka ndihmuar që në Parlamentin Evropian, që nga përfundimi i luftës në Kosovë më 1999, të ketë mbështetje të madhe për të, si për liberalizimin e vizave, dialogun me Serbinë apo njohjen e pavarësisë së Kosovës nga pesë vendet mosnjohëse të BE-së: Greqia, Spanja, Rumania, Qiproja dhe Sllovakia.

Në Parlamentin Evropian, rezolutat dhe raportet miratohen me shumicën e votave, andaj ky institucion i BE-së ka mundur të jetë më i favorshëm ndaj Kosovës sesa që është Këshilli i BE-së. Në këtë të fundit, për çështje të jashtme dhe të zgjerimit vendoset me konsensus të të gjitha vendeve anëtare./REL.

Gjithashtu lexoni:

“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate

Kusari-Lila: S’ka alternativë tjetër përveç dialogut!

Faton Peci: Sa më shumë ura në Mitrovicë, aq më shumë bie vlera e prezencës së forcave në urën qendrore

Alica Kearns shpërndan reagimin e Ramës ndaj Vuçiqit për Ibrin: Kjo është diplomaci

Farage propozon burgosjen e të huajve jashtë Britanisë, Kosova në listë

Kosova News 07/06/2024 07/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
69%
1 km/h
Tue
34 °C
Wed
33 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
30 °C

Lajmet e Fundit

I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn
15:12 -11/08/2026
“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate
15:07 -11/08/2026
Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje
15:04 -11/08/2026
Haxhiu dekoron senatoren Ernst: Kosova do të vazhdojë ta ndërtojë të ardhmen e saj krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës
14:37 -11/08/2026
Kusari-Lila: S’ka alternativë tjetër përveç dialogut!
12:55 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?