Pas krijimit të degëve nëpër gjithë Kosovën partia e cila dikur udhëhiqej nga Presidentja Vjosa Osmani nesër mbanë kuvendin e saj qëndror ku edhe pritet të zgjedhet kryetari dhe strukturat udhëheqëse të kësaj partie.
Mbajtjen e këtij kuvendi deputeti i kësaj partie dr. Haxhi Avdyli e ka quajtur historik dhe ka paralajmëruar pjesmarrjen e qindra delegatëve nga e gjithë Kosova.
“Pas mbajtjes së suksesshme të zgjedhjeve nëpër degë ku u zgjodhën udhëheqësit dhe delegatët e rretheve, kemi arritur në momentin kur ky proces do të kurorëzohet me Kuvendin qendror zgjedhor.
Prandaj nesër, me 7 shtator në orën 16.30 në Hotel Emerald me pjesëmarrjen e qindra delegatëve mbahet Kuvendi i parë dhe historik i Partisë #GUXO nga ku do dalin organet udhëheqëse të Partisë më të re në Kosovë.
Na priftë e mbara #guximtarë ” ka shkruar deputeti Avdyli në facebook


