KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Partia e Gjilasit kritikon pushtetin në Serbi: Marrëveshja me Rusinë dëmton qëndrimin tonë për Kosovën
Politikë

Partia e Gjilasit kritikon pushtetin në Serbi: Marrëveshja me Rusinë dëmton qëndrimin tonë për Kosovën

Kosova News
Kosova News 17:57 -24/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Partia opozitare në Kuvendin e Serbisë, e cila udhëhiqet nga Dragan Gjilas, Partia për Liri dhe Drejtësi “Stranka Slobode i Pravde” (SSP), ka kundërshtuar marrëveshjen Rusi-Serbi për koordinimin e politikës së jashtme, të nënshkruar nga ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq dhe atij të Rusisë, Sergey Lavrov, sepse sipas kësaj partie është cenuar qëndrimi i Serbisë për çështjen e Kosovës.

SSP, përmes një komunikate, ka dënuar veprimin e ministrit serb Selakoviq, i cili, siç thonë ata, e izoloi edhe më shumë Serbinë nga bota që mbron sovranitetin e shteteve.

“Është e pabesueshme që në një moment kur e gjithë bota po ndjek me frikë lëvizjet e Moskës që kërcënojnë paqen botërore dhe ndërsa ne prej muajsh kemi vëzhguar vuajtjet e përditshme të popullit ukrainas, ministri ynë teknik, në ditët e fundit të mandatit të tij, bëri një marrëveshje për vazhdimin e konsultimeve me një vend që shkel drejtpërdrejt Kartën e OKB-së dhe synon të aneksojë territorin e një vendi tjetër të njohur ndërkombëtarisht”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

SSP kujtoi se kjo është bërë edhe pse “Serbia në disa raste ka mbështetur zyrtarisht integritetin territorial të Ukrainës”.

Vlerësohet se “problem i veçantë është se Selakoviq nuk e sheh lidhjen me çështjen e zgjidhjes së problemit të Kosovës, pasi vendet që e njohin Kosovën po i referohen precedentit dhe mundësisë së njohjes së ‘pjesës sonë të territorit’”.

“Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në këmbim të mundësisë për të bërë një foto me Lavrovin, pushteti ynë cenon drejtpërdrejt qëndrimin tonë në lidhje me Kosovë, i mundëson qeverisë ruse të dalë nga bllokada e shkaktuar nga sulmi ndaj një vendi sovran dhe ndryshimi i dhunshëm i kufijve”, thuhet në deklaratën e SSP.

Në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ministrat e Punëve të Jashtme të Serbisë dhe Rusisë nënshkruan dje në Nju Jork planin e konsultimeve të ministrive të tyre për periudhën 2023-2024.

Për marrëveshjen e fundit Rusi-Serbi ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka thënë se  presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq përveç që nuk njeh shtetin e Kosovës dhe krimet e bëra nga regjimi i Millosheviqit, mban edhe lidhje shumë të ngushta me federatën ruse, duke nënshkruar edhe marrëveshje bashkëpunimi dhe kjo sipas tij duhet t’i alarmojë kryeqendrat perëndimore-demokratike.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Blerim Vela, shef i Kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Ai në një postim në Twitter ka shkruar se Serbia po punon për të harmonizuar më tej politikën e saj të jashtme me Rusinë.

Gjithashtu lexoni:

Parlamenti Evropian: Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën

Kurti në Kongresin e BSPK-së: Paga minimale është rritur në 500 euro, po forcojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin

Kosova News 24/09/2022 24/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen tre persona
18:23 -12/07/2026
Parlamenti Evropian: Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën
17:58 -12/07/2026
Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?