KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Partia Demokratike e Shqipërisë voton për zgjedhjen e kryetarit
Rajon

Partia Demokratike e Shqipërisë voton për zgjedhjen e kryetarit

Kosova News
Kosova News 15:04 -29/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Partia Demokratike e Shqipërisë (PD) zgjedh të shtunën kryetarin e ri.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 08:00 dhe do të mbyllen më 19:00.

Thirrja për votim u është dërguar 25 mijë anëtarëve të partisë.

Në garë janë ish-kryetari i kësaj force politike, Lulzim Basha dhe përballë tij është Gjergj Hani, një ish-i persekutuar politik.

Pas votimit, Lulzim Basha ka thënë për gazetarët se sot nis ringritja e Partisë Demokratike.

“Kjo ditë ka domethënie të veçantë për nga rrethanat unike. Unike sepse jemi përballur me sfida si askush. Ata mijëra demokratë që sot po u drejtohen kutive të votimit kanë duruar sulme të padenja e të pamerituara. Po ata nuk kanë duruar për interesat e tyre personale, por për kauzat dhe vlerat që bashkojnë këtë familje politike, që bashkojnë shqiptarët”, ka thënë Basha.

Rivali i tij Gjergj Hani i ka ftuar demokratët të marrin pjesë në votime.

PD-ja shkon në këto zgjedhje e përçarë dhe e ndarë në tri pjesë.

Numri i anëtarëve që pritet t’iu drejtohen kutive të votimit të shtunën është reduktuar në 25 mijë, ose tri herë më pak sesa ishte në zgjedhjet e fundit në këtë parti në vitin 2021, kur anëtarësia numëronte rreth 75 mijë persona.

Deri para këtij procesi PD ishte e ndarë në dy pjesë, mes mbështetësve të Lulzim Bashës dhe atyre të Sali Berishës, shkruan REL.

Por, zhvillimi i këtij procesi e ka thelluar edhe më shumë përçarjen.

Zgjedhjet për kreun e PD-së janë kundërshtuar nga një tjetër grupim, nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi dhe shtatë deputetë që e mbështesin atë.

Një ditë më parë një grup deputetësh e çoi këtë çështje në gjykatë, duke depozituar vendimin e Këshillit Kombëtar për anulimin e zgjedhjeve, pezullimin e kryesisë, përfshirë edhe kërkesën për çregjistrimin e Lulzim Bashës, që vijon të jetë kryetar i PD-së, në regjistrin e partive politike.

Situata e paqartë dhe e paqëndrueshme në PD është krijuar pas 21 marsit të vitit 2022, kur Lulzim Basha ka dhënë dorëheqje si kryetar i PD-së dhe vendin e tij e ka zënë Enkelejd Alibeaj.

Më 25 mars të 2022, Gjykata e shkallës së parë në Tiranë e ka njohur si të ligjshëm Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Berisha dhe të gjitha vendimet që u morën prej tij.

Ky vendim është apeluar nga Enkelejd Alibeaj, si ushtrues detyre i Partisë Demokratike.

Gjykata e Apelit pati vendosur që çështja të rigjykohet në shkallën e parë të gjyqësorit.

Pas humbjes së thellë të Partisë Demokratike në zgjedhjet vendore të 14 majit, ushtruesi i detyrës së kryetarit, Enkelejd Alibeaj, ka dhënë, po ashtu, dorëheqje.

PD zyrtare është në zyra me qira, pasi selinë e saj e ka marrë me dhunë Berisha.

Voton Gjergj Hani për kreun e ri të PD-së: Të mos e thyejmë këtë heshtje zgjedhore
Voton Lulzim Basha: Sot ringrihet Partia Demokratike

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 29/07/2023 29/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Wed
21 °C
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

William Walker: Deklarata e ministres serbe tregon që ajo është një kriminele e sinqertë lufte
18:49 -15/07/2026
Gashi: Partia ka nevojë për reflektim dhe votëbesim
18:46 -15/07/2026
Maqedonci takon atasheun çek të mbrojtjes, e falënderon për bashkëpunimin
18:40 -15/07/2026
Ministrja fashiste serbe Snezana Paunoviç, në kohën kur shkëlqenin raportet Rama-Vuçiq, ishte pjesë e grupit të  miqësisë Serbi-Shqipëri (VIDEO)
17:45 -15/07/2026
Investim strategjik në energji, Rahoveci bëhet me park solar prej 105 MW
16:27 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?