KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Parlamenti gjerman shqyrton mandatin e ushtarëve të saj në kuadër të KFOR-it në Kosovë
Siguri

Parlamenti gjerman shqyrton mandatin e ushtarëve të saj në kuadër të KFOR-it në Kosovë

Kosova News
Kosova News 08:42 -04/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Parlamenti gjerman do të diskutojë të enjten e ardhshme, më 11 maj 2023 mocionin e paraqitur nga qeveria gjermane për zgjatjen edhe me një vit të mandatit të stacionimit të ushtarëve gjermanë në Kosovë.

Siç njoftohet pas debatit prej 40 minutash, mocioni do t’u kalohet komisioneve përkatëse.

Trupat gjermane janë përfshirë në misionin e KFOR-it që nga 12 qershori 1999, me hyrjen në fuqi të Rezolutës 1244 të OKB-së.

Të mërkurën, më 3 maj 2023, kabineti qeveritar i kancelarit Olaf Scholz mori vendimin përkatës për zgjatjen e mandatit.

Situata e sigurisë në Republikën e Kosovës mbetet kryesisht e qetë dhe stabile, por tensionet e herëpashershme në pjesën veriore, si në fund të vitit 2022, e bëjnë të domosdoshme vazhdimin e mandatit, argumentoi zëdhënësi i qeverisë federale, Steffen Hebestreit, në konferencën e rregullt për media pas mbledhjes së kabinetit.

Salla Plenare e Parlamentit Gjerman /Foto: Michael Kappeler/dpa/picture alliance

Sidomos pas agresionit rus në Ukrainë, qeveria gjermane e sheh stabilizimin e një paqeje të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor me interes të madh gjeostrategjik, tha Hebestreit. Numri maksimal i ushtarëve gjermanë që mund të angazhohen në kuadër të KFOR-it gjatë 12 muajve të ardhshëm mbetet i pandryshuar, 400.

Aktualisht në Kosovë janë stacionuar afro 70 anëtarë të Bundeswehr-it. Por mandati i jep mundësi ministrit të Brendshëm që ta rrisë këtë numër në rast nevoje.

Shpenzimet e Gjermanisë për angazhimin e ushtarëve të saj në KFOR pritet të arrijnë në rreth 6.1 milionë euro për dymbëdhjetë muajt e ardhshëm. Por kontributi i Gjermanisë në Kosovë është më i madh se kaq. Që nga viti 1999, ajo ka shpenzuar rreth 880 milionë euro për zhvillimin e Kosovës.

Bashkëpunimi aktualisht është i fokusuar në fushat e energjisë, kanalizimeve, ekonomisë rrethore, arsimit dhe rritjes së qëndrueshme. Një projekt kryesor i bashkëpunimit zhvillimor është shndërrimi i kampit të Prizrenit në një park inovacioni dhe teknologjie. /DW

Gjithashtu lexoni:

Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta

Kurti pret në takim kryetarin e partisë Lidhja Shqiptare, Ziadin Sela, diskutojnë për aktualitetin në Kosovë

Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajonin e Pejës

Formimi i institucioneve, Kusari-Lila: Ftesa për LDK-në dhe partitë e tjera pritet brenda pak ditëve, ndoshta edhe orëve

Kosova News 04/05/2023 04/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
32°C
Pristina
clear sky
32° _ 31°
21%
3 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
35 °C

Lajmet e Fundit

Gjikolli & Partners revolucionizon financat në ballkan: lançohet sot nga Cyrihu platforma inovative e tokenizimit të aseteve reale
16:26 -03/08/2026
Ndalohen dy infermierë në Prizren, keqpërdorën pagesat e pacientëve
15:58 -03/08/2026
Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike
15:22 -03/08/2026
Inspektorati merr vendim të ri në fushën e ndërtimit
14:41 -03/08/2026
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta
13:48 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?