KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Parlamenti Evropian: Serbia duhet ta njohë gjenocidin në Srebrenicë
PolitikëRajonSiguri

Parlamenti Evropian: Serbia duhet ta njohë gjenocidin në Srebrenicë

Kosova News
Kosova News 11:34 -08/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Parlamenti Evropian u përkul të hënën para viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, duke theksuar se Evropa duhet të përballet me përgjegjësinë e saj, ndërsa Serbia me rolin e vet në ngjarjet e korrikut të vitit 1995. Parlamenti u bëri thirrje gjithashtu institucioneve të Bashkimit Evropian që të veprojnë për të parandaluar përsëritjen e tragjedive të ngjashme.

Në hapje të seancës plenare në Strasburg, presidentja e PE-së, Roberta Metsola, përshëndeti në mënyrë të veçantë dy të mbijetuarit – Almasa dhe Almir Salihoviq – duke theksuar se çdo numër viktimash ka një emër dhe një histori.

– Almasa u dëbua nga komuniteti i saj dhe vetëm më vonë mësoi se vëllai i saj, Abdullahu, ishte vrarë. Almir kaloi gjashtë ditë në pyll duke ikur nga vdekja. Almasa dhe Almir, ju faleminderit që jeni këtu. Ju na kujtoni se pas çdo numri qëndron një histori njerëzore – u shpreh Metsola.

Eurodeputeti çek, Ondrej Kolar (EPP), raportues i PE-së për Bosnjën e Hercegovinën, paralajmëroi se për 30 vite Evropa ka përsëritur se Srebrenica nuk duhet të përsëritet, ndërsa në realitet ende tolerohet gjuha e urrejtjes.

– Nuk mjafton të gjykohen kriminelët. Duhet të kemi guximin të parandalojmë krime të reja. Bosnja dhe Hercegovina ka vuajtur mjaft, tani është radha e BE-së të ndihmojë qytetarët e saj të jetojnë në paqe – deklaroi Kolar.

Socialdemokrati slloven, Matjaž Nemec, tha se gjenocidi në Srebrenicë filloi me retorikë të ngjashme me atë që përdorin sot nacionalistët, duke paralajmëruar se Evropa po e kthen sërish shpinën ndërkohë që vuajnë të pafajshmit, këtë herë palestinezët.

– Parandalimi i gjenocidit nuk duhet të mbetet thjesht fjalë në letër – tha ai.

Konzervatori finlandez Sebastian Tynkkynen foli për “krime të paimagjinueshme të ushtrisë së serbëve të Bosnjës”, duke e quajtur 11 korrikun “ditën më të errët të Evropës moderne”.

Liberali austriak Helmut Brandstätter i bëri thirrje Serbisë të përballet me të vërtetën:

– Edhe ne austriakët e kemi pranuar me vështirësi rolin e shtetit tonë në Holokaust, por pranimi i së vërtetës është thelbësor – u shpreh ai.

Eurodeputetja holandeze Tineke Strik kujtoi rolin e dështuar të ushtarëve të OKB-së për të mbrojtur civilët, por edhe rrezikun që paraqesin sot mohimi i gjenocidit dhe retorika etnonacionaliste në Bosnje.

– Pa ballafaqim me të kaluarën, nuk ka Bosnjë e Hercegovinë stabile – përfundoi ajo.

Gjithashtu lexoni:

Hekuran Murati: Përparim, gënjeve që Qeveria të ka bllokuar buxhetin, të demantova me fakte dhe argumente

Qeveria e RMV-së shpall gjendje të jashtëzakonshme për shkak të zjarreve

E rëndë në Shkodër, mbytet kapiteni i anijes turistike të Bashkisë – po përpiqej të shpëtonte dy turistë

Mickoski: Një numër i madh i eurodeputetëve nuk mbështesin fshirjen e termeve “identiteti maqedonas” dhe “gjuha maqedonase”

Në Mitrovicë të Veriut gjenden barna të paautorizuara për tregun vendas

Kosova News 08/07/2025 08/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
24°C
Pristina
clear sky
24° _ 24°
41%
1 km/h
Tue
32 °C
Wed
28 °C
Thu
24 °C
Fri
25 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Salla “1 Tetori”, gati për spektaklin e Kampionatit Evropian të eSports
21:05 -08/07/2025
Haradinaj për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan: E paskeni vrarë me gjakftohtësi
21:02 -08/07/2025
IKSHPK-ja apelon për kujdes me ushqimin gjatë verës, rritet rreziku i helmimeve
20:24 -08/07/2025
Hekuran Murati: Përparim, gënjeve që Qeveria të ka bllokuar buxhetin, të demantova me fakte dhe argumente
20:19 -08/07/2025
Ardon Pajaziti nga Premierliga transferohet te Hajduk Spliti
19:55 -08/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?