KosovaNews, gjatë ditës së djeshme, ka publikuar listën e asistentëve të sapozgjedhur të deputetëve të partive politike, të cilët ende nuk kanë arritur ta zgjidhin ngërçin politik.
Në këtë listë, vëmendje tërheq deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri, i cili si asistent personal ka vendosur ta zgjedhë Ben Goranin, që është djali i Dukagjin Goranit.

Dukagjin Gorani ka qenë këshilltar i presidentit Hashim Thaçi. Ai, në të njëjtën kohë, ka qenë edhe deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, e më pas ka kaluar në Partinë Socialdemokrate (PSD).
Ndërkohë, Dukagjin Gorani aktualisht është analist politik dhe merr pjesë në debate televizive.
Zakonisht, deputetët e partive politike në pozitën e asistentit personal angazhojnë përkrahës të partive të tyre, por kjo, siç duket, nuk vlen për deputetin e ri Paris Guri./KosovaNews/