KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Paralajmërojnë Shkencëtarët: Përdorimi i ventilatorit në vapë ekstreme mund t’ju çojë në vdekje
Shëndetësi

Paralajmërojnë Shkencëtarët: Përdorimi i ventilatorit në vapë ekstreme mund t’ju çojë në vdekje

Kosova News
Kosova News 18:25 -14/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Një studim i ri nga Universiteti i Sidneit ka zbuluar se përdorimi i ventilatorit në mot shumë të nxehtë dhe me lagështi të lartë mund të rrisë rrezikun e atakut kardiak, veçanërisht kur trupi është në mungesë të lëngjeve, transmeton KosovaNews.

Në hulumtimin e publikuar në revistën Emergency Medicine, 20 vullnetarë u vendosën në një dhomë klimatike të rregulluar në 39°C me 49% lagështi, duke iu nënshtruar katër testeve tre-orëshe. Në dy prej tyre, pjesëmarrësit kishin marrë lëngje të mjaftueshme dhe u lejohej të pinin ujë gjatë eksperimentit. Në dy testet e tjera, ata kishin mungesë lëngjesh dhe nuk lejoheshin të pinin ujë apo të konsumonin ushqime me përmbajtje të lartë uji.

Rezultatet treguan se ventilatori, kur përdoret në kushte dehidratimi, rrit ndjeshëm ngarkesën mbi zemrën dhe mund të shkaktojë krizë kardiake. Po ashtu, ai rrit nivelin e djersitjes me rreth 60%, gjë që mund të përkeqësojë mungesën e lëngjeve.

“Në temperatura mbi 39 gradë, ventilatorët duhet fikur”
Dr. Connor Graham paralajmëroi:

“Shumë prej viktimave nga vapë ekstreme nuk kanë klimë, por kanë ventilator. Ventilatorët mund të ndihmojnë deri në 39-40°C duke ulur temperaturën e trupit dhe ngarkesën mbi zemër. Por mbi këtë nivel, ventilatori e rrit temperaturën e trupit dhe pengon aftësinë për t’u ftohur nëpërmjet djersitjes.”

Sipas Daily Mail, për personat e shëndetshëm kufiri i sigurisë është 39°C, ndërsa për ata mbi 65 vjeç rreziku fillon që në 38°C. Personat e moshuar që marrin ilaçe antikolinergjike për kontrollin e urinës duhet të jenë të kujdesshëm edhe në 37°C..

Këshillat për t’u mbrojtur nga vapë ekstreme

Mbani të mbyllura perdet dhe dritaret në dhomat ku hyn dielli.

Njihni simptomat e goditjes nga të nxehtit dhe mënyrat e reagimit.

Çfarë është goditja nga të nxehtit?
Sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Britanisë (NHS), shenjat paralajmëruese të lodhjes nga të nxehtit përfshijnë: lodhje, temperaturë të lartë, djersitje të tepërt, etje, frymëmarrje të shpejtë, rrahje të shpejta të zemrës, dhimbje koke, nauze, të vjella, lëkurë të zbehtë dhe të ftohtë, si dhe ngërçe muskulare.

Nëse simptomat nuk përmirësohen brenda 30 minutash pasi personi është freskuar dhe ka marrë lëngje, ose përkeqësohen, duhet kërkuar ndihmë mjekësore urgjente.

Goditja nga të nxehtit ndodh kur temperatura e trupit arrin ose kalon 40°C, duke rrezikuar dëmtime të organeve dhe jetën. Shenja të tjera janë ndërprerja e djersitjes, turbullimi i vetëdijes, humbja e koordinimit, kriza epileptike dhe të fikët.

Gjithashtu lexoni:

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Kosova News 14/08/2025 14/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Ymer Dragusha dënohet me dy vjet burgim për keqpërdorim të pozitës zyrtare
11:49 -08/07/2026
Certifikimi i rezultateve hap afatet kushtetuese, Cakolli shpjegon hapat për konstituimin e institucioneve të reja
11:35 -08/07/2026
Certifikohen rezultatet zgjedhore të 7 qershorit
11:29 -08/07/2026
Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund
10:59 -08/07/2026
Nis seanca për vrasjen makabre të Bekim Varit, dëshmon familjari, që e gjeti trupin në mal
10:11 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?