KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Paralajmërim për stuhi shiu, Komuna e Prishtinës del me njoftim
Lajme

Paralajmërim për stuhi shiu, Komuna e Prishtinës del me njoftim

Kosova News
Kosova News 12:12 -08/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Komuna e Prishtinës ka dalë me njoftim për qytetarët lidhur për ndryshimet e motit që pritet të ndodhin dhe për rreziqet potenciale që mund të paraqesin erërat e forta, rrëbeshet e shiut e rrufetë.

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca njofton qytetarët e Prishtinës se pas një periudhe të zgjatur me temperatura jashtëzakonisht të larta dhe mot të nxehtë, pritet një ndryshim i fuqishëm i kushteve atmosferike, i cili do të ndikojë edhe në vendin tonë.
“Sipas parashikimeve ndërkombëtare, masa të ftohta dhe të fuqishme ajrore pritet të depërtojnë nga veriperëndimi i kontinentit, duke përfshirë fillimisht disa shtete të Evropës si: Veriu i Italisë, Sllovenia, Kroacia, Bosnje dhe Hercegovina, Hungaria, Sllovakia, Polonia, Ukraina dhe Rumania, ku do të shënohen rrebeshe të fuqishme shiu, shkarkesa të rrezikshme rrufesh dhe erëra të forta me shpejtësi deri në 130 km/h – me potencial për pasoja serioze.

“Në kryeqytet e marta do të mbetet ende nën ndikimin e masave të nxehta, por pasdite pritet shtim i vranësirave dhe rrebeshe lokale shiu, rrufe dhe erëra deri në 70 km/h.
Nga e mërkura, një front i fuqishëm i ftohtë do të sjellë ulje të menjëhershme të temperaturave (deri në 20°C më pak), reshje shiu dhe mot të paqëndrueshëm.
E enjtja do të jetë me vranësira të shpeshta dhe temperatura më të ulëta se zakonisht.
E premtja, vjen me stabilizim gradual dhe ngritje të lehtë të temperaturave, por nën 30°C”, njofton komuna.

Tutje ky institucion ka dhënë rekomandime për qytetarët e Prishtinës:

“Qëndroni të informuar për paralajmërimet nga institucionet dhe mediat zyrtare. Mos qëndroni në ambiente të hapura gjatë stuhive dhe rrufesë. Siguroni objektet e jashtme që mund të dëmtohen nga era. Kujdes i shtuar për të moshuarit dhe fëmijët gjatë ndryshimeve të papritura të motit. Mos parkoni nën pemë apo objekte të rrezikshme”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu lexoni:

Instituti i Mjekësisë Ligjore mohon daljen e raportit preliminar për vdekjen e Agon Zejnullahut

Presidentja Osmani kërkon transparencë, drejtësi dhe përgjegjësi institucionale për vdekjen e 27-vjeçarit

Zjarri tek ‘Kosova A’, KEK-u: Nuk ka vend për shqetësim

Agjencia e Emergjencave: 15 vatra zjarri janë aktive në Kosovë

Në Mitrovicë të Veriut gjenden barna të paautorizuara për tregun vendas

Kosova News 08/07/2025 08/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
24°C
Pristina
clear sky
24° _ 24°
41%
1 km/h
Tue
32 °C
Wed
28 °C
Thu
24 °C
Fri
25 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Ardon Pajaziti nga Premierliga transferohet te Hajduk Spliti
19:55 -08/07/2025
Ministri izraelit i mbrojtjes planifikon të zhvendosë popullsinë e Gazës në kamp në Rafah
19:48 -08/07/2025
Qeveria e RMV-së shpall gjendje të jashtëzakonshme për shkak të zjarreve
19:43 -08/07/2025
Drita – Differdange, formacionet zyrtare
19:26 -08/07/2025
Instituti i Mjekësisë Ligjore mohon daljen e raportit preliminar për vdekjen e Agon Zejnullahut
18:49 -08/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?