KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Parakalimi i FSK-së dhe marshi për krerët e UÇK-së kaluan pa incidente
Lajme

Parakalimi i FSK-së dhe marshi për krerët e UÇK-së kaluan pa incidente

Kosova News
Kosova News 16:40 -17/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës, me rastin e shënimit të 18-të vjetorit, ditës së shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ku ishin paraparë aktivitete të shumta festive, përmes planeve operative policore ka ndërmarrë masa të nevojshme, për të siguruar që mbarëvajtja e evenimenteve manifestuese dy ditore të kalojnë në mënyrë të qetë e festive.

Me rastin e festës së pavarësisë, sipas agjendës shtetërore janë realizuar aktivitete të shumta në nivel vendi, përfshirë parakalimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, të cilat janë përcjellë nga personalitete të larta shtetërore nga Kosova, Shqipëria e personalitete të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.

Po ashtu sot me datën 17 shkurt 2026, në ora 14:00 në sheshet kryesore të kryeqytetit “Zahir Pajaziti”, “Nënë Tereza” dhe “Skënderbeu”, është mbajtur “Marshi solidarizues paqësor”, me moton “Drejtësi, jo politikë”, në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë.

Me qëllim të mbarëvajtjeve të të gjitha aktiviteteve përgjatë dy ditëve (16-17 shkurt), Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të nevojshme planifikuese operative dhe preventive, duke zbatuar plane të veçanta policore, të cilat kanë rezultuar që të gjitha aktivitetet të realizohen me sukses dhe në mënyrë të qetë.

“Policia e Kosovës, ju uron të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës 18-vjetorin, ditën e shpalljes së Pavarësisë së Republikës dhe njëherit i falënderon për bashkëpunimin, mirëkuptimin dhe kulturën e lartë qytetare të treguar gjatë aktiviteteve të këtyre dy ditëve” thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu lexoni:

Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C

Sot mbahet seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së policit Muhamet Lika

Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

Kosova News 17/02/2026 17/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C
08:20 -23/07/2026
Sot mbahet seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së policit Muhamet Lika
08:18 -23/07/2026
Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?