KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Para Ditës Botërore kundër Duhanit, paralajmërohen masa të reja dhe shtim i inspektorëve
Lajme

Para Ditës Botërore kundër Duhanit, paralajmërohen masa të reja dhe shtim i inspektorëve

Kosova News
Kosova News 10:26 -30/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore kundër Duhanit, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) organizuan një konferencë për media, ku u bë thirrje për masa të reja dhe më të rrepta kundër ndikimit të industrisë së duhanit, sidomos tek të rinjtë.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë , Arben Vitia, tha se duhani vazhdon të jetë një ndër sfidat më serioze të shëndetit publik. Ai bëri të ditur se do të rrisin numrin e inspektimeve në hapësirat, ku është e ndaluar duhanpirja.

“Duhani sjell pasoja të rënda shëndetësore. Mbi 8 milionë njerëz në botë vdesin si pasojë e përdorimit të tij. Në Kosovë ka rënie të numrit të përdorimit të duhanit, krahasuar me vitin 2011. IKShPK ka kryer hulumtime dhe do të ofrojë së shpejti të dhëna të reja rreth përdorimit të duhanit tek të rinjtë. Por kjo nuk mjafton. Përkundër sfidave, nuk kanë munguar as rezultatet, sikurse rritja e akcizës, inspektimet dhe presim rritje të numrit të inspektorëve për shtim të inspektimeve në hapësira ku është e ndaluar duhanpirja”, tha ai.

Arben Lila nga Qendra për Avokim dhe Zhvillim (KADC) tha se industria e duhanit po përdor mjete gjithnjë e më të sofistikuara për të shënjestruar të rinjtë.

“Ne jemi këtu sot për të ritheksuar mbështetjen tonë për draft- Ligjin e ri për Kontrollin e Duhanit, i cili përmban masa thelbësore dhe të domosdoshme për të mbrojtur brezat e rinj: ndalim të plotë të reklamimit dhe promovimit të produkteve të duhanit dhe nikotinës, përfshirë ato në platformat digjitale; zbatim të paketimit standard (plain packaging) për të larguar çdo efekt joshës vizual si dhe ndalimin e shijeve të ëmbla frutash që targetojnë posaçërisht fëmijet dhe të rinjtë. Ky ligj është një hap i guximshëm, por i drejtë”, tha ai.

Zëdhënësi i IKSHPK-së, Faik Hoti, tha se rezultatet e hulumtimeve tregojnë një ulje të përdorimit të duhanit pas hyrjes në fuqi të ligjit për kontrollin e tij.

“Që nga hyrja në fuqi të ligjit për duhanin, hulumtimet që janë zhvilluar nga instituti, për fat të mirë, kanë nxjerrë edhe atë që ka qenë synim i ligjit: ulje të numrit të përdorimit të tij. Ajo çka duhet të bëjmë më shumë është ndalimi i reklamimit (të duhanit)”, tha ai.

Dita Botërore Pa Duhan (WNTD) shënohet në mbarë botën çdo vit më 31 maj, me ç’rast informohet publiku për rreziqet e përdorimit të duhanit

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Votuan Zajednicën, Specialen e demarkacionin,sot s’e votojnë Haxhiun

Bajqinovci ngre alarmin për shpërndarjen joligjore të faturave nga ndërmarrjet publike dhe private

Fshati Bukosh i Vushtrrisë mbetet pa ujë, pëlcet gypi furnizues

Këto linja të autobusëve urban devijojnë qarkullimin për shkak të punimeve në dy rrugë të kryeqytetit

Haxhiu: Po presim, vendimin e Kushtetueses për komisionin e fshehtë

Kosova News 30/05/2025 30/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
clear sky
9° _ 8°
88%
1 km/h
Sat
20 °C
Sun
22 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Të arrestruarit për dallavere me patent shofer në Gjakovë mbështetës të AAK-së, Haradinaj ishte në fushatë në shtëpinë e njërit prej tyre
16:27 -31/05/2025
Shkolla në Kalabri do të mund të pranojë 1 mijë nxënës
16:01 -31/05/2025
Kontrolle të shtuara në Morinë, arrestime për kërkim ndërkombëtar, trafik droge dhe mosdeklarim valute
15:34 -31/05/2025
AKRK dhe ZRrE diskutojnë për liberalizimin e tregut të energjisë
15:08 -31/05/2025
Kurti: Votuan Zajednicën, Specialen e demarkacionin,sot s’e votojnë Haxhiun
14:40 -31/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?