KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » PAMJE TË RËNDA – “Kom me ta shpraz karikatorin n’kry…”, katër persona rrahin brutalisht një të ri në Pejë
Siguri

PAMJE TË RËNDA – “Kom me ta shpraz karikatorin n’kry…”, katër persona rrahin brutalisht një të ri në Pejë

Kosova News
Kosova News 14:35 -19/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në një video incizim, i cili është duke qarkulluar në disa media, shihen katër persona duke rrahur brutalisht një të ri.

Sipas policisë rasti ka ndodhur më 07 tetor, ndërsa në video shihet se si katër personat e rrahin viktimën, i cili i shtrirë po përpiqej të mbrojë kokën, derisa sulmuesit po e shqelmonin dhe goditnin me grusht dhe shkop.

Njëri nga sulmuesit derisa e godiste, ai po ashtu edhe e kërcënonte duke i thënë viktimës: “Kom me ta shpraz karikatorin n’kry”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi në një prononcim tha se ngjarja ka ndodhur më 07.10.2022 rreth orës 12:40, në Pejë.

Sipas tij, rasti i raportuar nga vetë viktima, kurse nga prokurori i Shtetit është iniciuar si ‘Lëndim i lehtë trupor”.

Ai tutje tha se viktima kishte raportuar se nuk i njihte personat që e kanë sulmuar.

Gashi tregoi po ashtu se në lidhje me rastin, pas një video incizimi, njësitet e hetuesisi kanë identifikuar katër persona të dyshuar dhe kanë arritur t’i arrestojnë.

“Rasti ka ndodhur më 07.10.2022 rreth orës 12:40 minuta, viktima ka raportuar se ishte sulmuar nga disa persona të rinj të panjohur për të. Rasti nga prokurori i Shtetit është iniciuar si ‘lëndim i lehtë trupor’. Më datë 15.10.2022, njësiti i hetuesisë në Pejë ka arritur përmes një video incizimi t’i identifikojë dhe t’i arrestoj katër personat e dyshuar”, ka thënë ai.

Tutje Gashi u shpreh se ndaj tre personave (një i rritur, dy të mitur) është caktuar masë e ndalimit policorë, ndërsa ndaj personit të katërt pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“ Ndaj tre personave të dyshuar është caktuar masë e ndalimit policorë, ndërsa ndaj të dyshuarit të katërt pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. I dyshuari i parë përveç veprës ‘lëndim i lehtë truporë’ është ngarkuar dhe me veprën penale ‘kanosje’”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, i dyshuari i parë është mbajtur në paraburgim për 48 orës, ndërsa dy të tjerët nga 24 orë pasi janë të mitur.

Ndërsa, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi tha se  janë arrestuar personat e dyshuar.

“Personi i dyshuar i moshës madhore është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij prokurori i shtetit ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ku kërkesa e Prokurori të Shtetit është aprovuar nga Gjykata. Për dy personat e dyshuar ( të mitur) për njërin është bërë masa e arrestit shtëpiak, ndërsa për tjetrin ndalimi i afrimit të personit”, ka thënë Nikçi.

Gjithashtu lexoni:

Stuhia e fortë shkakton dëme në qytetin e Suharekës

Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte

Vetaksident tragjik në Shirokë, humb jetën një 52-vjeçar pas përplasjes me automjet

OVL e UÇK-së përkujton dëshmorët e korrikut

MMPHI ia refuzon Lejen Mjedisore kompanisë “Kelkos Energy” për Hidrocentralin “Lumbardhi 2” në Deçan

TAGGED: Pejë, Policia e Kosovës, rrahje brutale
Kosova News 19/10/2022 19/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët
19:10 -21/07/2026
Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               
18:58 -21/07/2026
Berisha: SPAK-u seksion i PS-së, shpresa e vetme është kryengritja e fuqishme
18:25 -21/07/2026
Bulliqi dhe Kusari-Lila vizitojnë panairin e “Ditëve të Diasporës”
18:11 -21/07/2026
Edon Zhegrovës i jepet edhe një shans te Juventusi
18:02 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?