Tetë anëtarët e ekuipazhit të avionit “Antonov” që u rrëzua mbrëmjen e së shtunës në veri të Kavallës në Greqinë veriore kanë humbur jetën.
Sipas burimeve lokale, avioni humbi motorët për shkak të një zjarri në njërin prej tyre, dhe në vazhdim u rrëzua në një parcelë me misër.
Ende nuk dihet saktë se ngarkesa që ai po transportonte ku kishte destinacionin final.
Në terren kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikëse të cilat vunë nën kontroll flakët dhe mundën të nxjerrin trupat e karbonizuar të viktimave, ndërsa një ekip i posaçëm për luftën biologjike i ministrisë greke të mbrojtjes ka mbërritur në vend dhe po analizon mbetjet e ngarkesës.

Mediat lokale bëjnë me dije se në zonë ka mbetje të një pluhuri të bardhë ndërsa ngarkesa termike rreth mbetjeve të avionit është tepër e lartë paçka se kanë kaluar shumë orë nga rrëzimi i tij, çka tregon se avioni po transportonte ngarkesë tepër sekrete armatimi, me gjasa një lloj të ri arme sekrete, destinacioni i së cilës fillimisht ishte Jordania.
Burime të sigurta në Ministrinë e Jashtme greke thanë se bëhet fjalë për një “Hot Cargo”,siç vlerësohen prej shërbimeve inteligjentë ngarkesat sekrete të armëve.
Πτωση αεροπλανου στην Καβαλα πριν λιγο #protothema #newsit #sos pic.twitter.com/aVzfCAfXIl
— Αιθέρας είμαι (@49TQA5RyEieEjvq) July 16, 2022
Ndërkohë që pala serbe nëpërmjet zv. ministrit të Mbrojtjes deklaroi paraditen e së dielës se avioni kishte 11.5 tonë municione me destinacion Bangladeshin, pa dhënë detaje ose faksimile të kontratës mes palëve.