Një zyrtar policor është plagosur këtë të mërkurë, gjatë intervenimit në një rast të grabitje së armatosur që ka ndodhur në një dyqan në Suharekë.
KosovaNews ka siguruar pamje nga kjo grabitje.
Policia ka dale në vendin e ngjarjes me ç’rast kanë pasur edhe shkëmbime zjarri me të dyshuarit, teksa të dyshuarit kanë ikur me një veturë me targa të huaja dhe janë në arrati.
“Është raportu një rast grabitje një argjendari në Suharekë pak para orës 16:00. Policia është nisur në drejtim të vendit të ngjarjes. Tëë dyshuarit kanë gjuajtë me armë zjarri, një zyrtar policor është plagosur nga plumbi rikoshet. Policia po i ndjek të dyshuarit të cilët kanë ikur me një veturë me targa të huaja. Gjendja shëndetësore e policit është e mirë. Ai po trajtohet në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit”, ka thënë Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.


