Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion të madh anti-drogë, raporton KosovaNews.
E për këtë aksion edhe Prokuroria Themelore në Pejë ka konfirmuar qysh në orët e mëngjesit është duke u zhvilluar një aksion anti-drogë dhe atë në pesë komuna, dhe deri tani ka edhe disa persona të arrestuar.
Aksioni ka nisur herët në mëngjes në Pejë, Istog, Klinë, Skenderaj dhe Mitrovicë.
KosovaNews sjell disa pamje nga ky aksion i madh që po zhvillojnë institucionet e rendit kundër drogës.




Në njoftim thuhet se 13 të dyshuarit H.S, M.H, K.L, F.L, E.L, R.Gj, Sh.J, A.J, I.S, S.J, S.B, M.N, H.J, dyshohen për import e shitblerje të paautorizuar të armëve si dhe kultivim të bimëve narkotike.
“Prokuroria Themelore në Pejë, departamenti i krimeve të rënda është duke zhvilluar sot një aksion në 5 komunat e RKS, Pejë, Istog, Klinë, Skenderaj dhe Mitrovicë dhe janë duke u bastisur 13 lokacione ku njëkohësisht është siguruar edhe vendi i ngjarjes ku dyshohet se ka plantacion të kanabisit. Po ashtu në disa lokacione janë sekuestruar edhe armë, para, telefona dhe elemente tjera të veprës penale”, ka thënë Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.
Gjatë këtij viti, autoritetet e rendit në Kosovë kanë ndërmarrë disa aksione kundër narkotikëve, teksa në prill dhe maj janë shkatërruar disa laboratorë të drogës në Zveçan dhe në Ferizaj./KosovaNews/