KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Palokaj: Si afat i mundshëm i liberalizimit të vizave po përmendet fillimi i vitit të ardhshëm
Politikë

Palokaj: Si afat i mundshëm i liberalizimit të vizave po përmendet fillimi i vitit të ardhshëm

Kosova News
Kosova News 17:56 -26/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Korrespondenti i Grupit KOHA në Bruksel, Augustin Palokaj, ka thënë se si afat jozyrtar për liberalizimin e Kosovës po përmendet fillimi i vitit të ardhshëm.

Palokaj në KTV ka thënë se diskutimi i çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën në Këshillin Evropian, është hapi i fundit i këtij procesi. Ai ka thënë se pasi kjo çështje ka marrë dritën e gjelbër në Komisionin Evropian dhe në Parlamentin Evropian, ka mbetur edhe në Këshill të marrë aprovimin.

“Sipas planit të Presidencës çeke të BE-së, Këshilli nis procedurën më 13 tetor. Do të jetë diskutim në grupin punues për vizat, ku do të marrin pjesë përfaqësuesit e 27 shteteve anëtare. Çekia synon që në atë takim të ketë mbështetje nga të gjitha shtetet anëtare e të vazhdohet procesi”, ka thënë Palokaj.

Ai ka thënë se ka disa hapa në këtë procedurë, porse nëse ekziston vullneti atëherë do të mund të finalizohen deri në fund të vitit.

“Si dëgjojmë nga pothuajse gjitha burimet në Bruksel, ky vullnet ekziston”, ka thënë Palokaj.

Ai ka thënë se ka shqetësime nga disa Ministri të Brendshme të shteteve anëtare, për rrezikun e një migrimi në rast të liberalizimit të vizave për Kosovën. Porse, Komisioni Evropian ka thënë se nuk ekziston rrezik i tillë.

“Fundi i fundit Kosova, duhet të vazhdojë atë fushatë të informimit, për t’i informuar qytetarët se bëhet fjalë për heqje të vizave për të vizituar vendet e BE-së e jo për të shkuar punuar në BE”, ka thënë Palokaj.

Sa i përket kohës se kur mund të liberalizohen vizat, Palokaj ka thënë se kjo varet.

“Nëse ka vullnet e vendimi miratohet deri në fund të vitit, atëherë vendimi duhet publikuar në fletën zyrtare. E atëherë caktohet data prej kur mund të hyjë në fuqi. Si afat kohor jozyrtar përmendet fillimi i vitit që vjen”, ka thënë Palokaj, që ka shtuar se mund të ketë shtyrje të këtij afati varësisht nga vullneti i shteteve anëtare.

Liberalizimi i vizave për Kosovën në rend dite në BE më 13 tetor
Nëse në tetor merret vendimi për liberalizim, Kusari-Lila tregon kohën kur mund të lëvizim lirshëm

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026

Ministri Konjufca uron Përfaqësuesin e ri të BE-së, shpreh gatishmërinë për bashkëpunim në forcimin e mëtejmë të partneritetit

KPK dorëzon zyrtarisht në Presidencë nominimin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror të Shtetit

Dirk Schübel pason Aivo Orav si përfaqësues Special i BE-së për Kosovën

Serwer: BE-ja dhe ShBA-ja duhet ta ndëshkojnë Beogradin për ta zhbllokuar Kosovën

Kosova News 26/09/2022 26/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit
23:04 -13/07/2026
Agim Ademi takohet me Arijon Ibrahimovicin
21:26 -13/07/2026
Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026
19:49 -13/07/2026
Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve
19:43 -13/07/2026
Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë
19:06 -13/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?