KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pak amerikanë besojnë te Shërbimi Sekret pas plagosjes së Trumpit
Botë

Pak amerikanë besojnë te Shërbimi Sekret pas plagosjes së Trumpit

Kosova News
Kosova News 14:33 -03/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Shumica e amerikanëve dyshojnë tek aftësitë e Shërbimit Sekret për të mbrojtur kandidatët presidencialë pas përpjekjes së muajit të kaluar për të varë ish-presidentin Donald Trump, tregon një sondazh i ri nga Associated Press dhe Qendra NORC për Hulumtimin e Marrëdhënieve Publike.

Vetëm 3 në 10 amerikanë janë jashtëzakonisht ose shumë të sigurt se Shërbimi Sekret mund t’i mbajë kandidatët presidencialë të sigurt nga dhuna para zgjedhjeve, sipas sondazhit. Sondazhi zbuloi gjithashtu se rreth 7 në 10 amerikanë mendojnë se Shërbimi Sekret mban të paktën një sasi të moderuar përgjegjësie për atentatin.

Kjo agjenci e ngarkuar me mbrojtjen e presidentëve për më shumë se një shekull është vënë nën kritika intensive pasi një person i armatosur mundi të qëllonte kundër zotit Trump nga një distancë prej rreth 137 metrash me një pushkë të stilit AR. Ish-presidenti Trump u plagos në vesh, vetëm pak milimetra nga një goditje vdekjeprurëse.

Sondazhi u krye pas dorëheqjes së drejtoreshës Kimberly Cheatle, e cila u përball javën e kaluar me pyetje intensive në një seancë dëgjimore në Kongres që u transmetua drejtpërdrejt në televizor dhe në të cilën ajo dha përgjigje evazive.

Ushtruesi i ri në detyrë, Ronald Rowe, tha në fillim të kësaj jave se ishte i “turpëruar” pas sulmit të 13 korrikut në Butler të Pensilvanisë. Ai tha se ishte i pambrojtshëm fakti që çatia e përdorur nga personi i armatosur të mos ishte e siguruar.

Gjatë një konference shtypi të premten, Rowe e pranoi humbjen e besimit ndaj agjencisë nga populli amerikan. Ai tha se në përgjithësi, njerëzit i dinë vetëm dështimet e agjencisë dhe jo sukseset e saj.

Ai i vlerësoi punonjësit e agjencisë që punojnë në heshtje pas skenës për të mbrojtur tubimet politike, ditën e inaugurimit dhe ngjarje të tjera.

“Ne do ta fitojmë besimin tuaj”, u zotua ai.

Sondazhi gjeti se amerikanët besojnë se atentati ndaj Trumpit mund të jetë ndikuar ndjeshëm nga ndarjet politike në vend.

Ndërsa 4 nga 10 amerikanë thonë se Shërbimi Sekret mban një nivel të lartë përgjegjësie, 4 në çdo 10 amerikanë të anketuar besojnë se përgjegjësi e madhe bie edhe tek disponueshmëria e gjerë e armëve.

Demokratët kishin shumë më tepër gjasa të fajësonin disponueshmërinë e armëve ndërsa republikanët kishin më shumë gjasa të fajësonin Shërbimin Sekret.

Demokratët kanë shumë më tepër gjasa se sa të pavarurit ose republikanët të thonë se një përgjegjësi e madhe bie tek disponueshmëria e armëve. Sondazhi tregon se 6 nga 10 demokratë të anketuar i fajësojnë armët, krahasuar me rreth një të tretën e të pavarurve dhe 15% të republikanëve.

Rreth gjysma e republikanëve mendojnë se Shërbimi Sekret ka një përgjegjësi të madhe, krahasuar me rreth 4 në 10 demokratë dhe të pavarur.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Sekret tha në fillim të kësaj jave se ishte për të ardhur keq që policia lokale nuk e kishte njoftuar agjencinë e tij përpara të shtënave, se një subjekt i armatosur ishte parë në një çati, ndërsa pranoi gjithashtu se Shërbimi Sekret mendonte se policia e shtetit dhe ajo lokale e kishin perimetrin nën kontroll.

Sondazhi gjeti se gjysma e amerikanëve mendojnë se policia në Pensilvani kishte të paktën një sasi të moderuar përgjegjësie për atentatin, megjithëse vetëm rreth 2 në 10 të anketuar thanë se kishte përgjegjësi të madhe.

Shërbimi Sekret u krijua fillimisht si pjesë e Departamentit të Thesarit për të hetuar falsifikimin e monedhës amerikane gjatë Luftës Civile. Agjencia filloi të mbronte jozyrtarisht presidentët në vitin 1894, sipas të dhënave të saj. Kongresi e caktoi Shërbimin Sekret me detyrën për të mbrojtur presidentët amerikanë pas vrasjes së Presidentit të 25 të Shteteve të Bashkuara, William McKinley në vitin 1901./ ZëriiAmerikës

Gjithashtu lexoni:

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Kosova News 03/08/2024 03/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohen tetë persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Gjakovë
15:42 -22/07/2026
Rizvanolli: Trainkosi me rritje të udhëtarëve dhe ulje të shpenzimeve
15:40 -22/07/2026
Policia Kufitare shpëton familjen me tre fëmijë në Himarë, rrezikuan të mbyteshin pas defektit në mjetin lundrues
15:21 -22/07/2026
FIFA heton përleshjen në fushë pas finales Spanjë-Argjentinë
14:56 -22/07/2026
Kurti për 16-vjetorin e opinionit të GJND-së: Një moment që forcoi themelet e shtetësisë së Kosovës
14:22 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?