KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Pajtohem që siguria e Ukrainës duhet garantuar”, Putin flet nga Amerika: Negociatat ishin konstruktive
Botë

“Pajtohem që siguria e Ukrainës duhet garantuar”, Putin flet nga Amerika: Negociatat ishin konstruktive

Kosova News
Kosova News 01:30 -16/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Donald Trump dhe Vladimir Putin sapo kanë dalë së bashku në skenë pasi zhvilluan rreth tre orë bisedime me dyer të mbyllura.

Konferencën për shtyp e ka hapur Presidenti i Rusisë. Ai tha se negociatat me palën amerikane u “zhvilluan në një atmosferë konstruktive dhe respekti të ndërsjellë”.

“Ne patëm negociata shumë të hollësishme që ishin mjaft të dobishme”, tha Putin teksa falenderoi Donald Trump për propozimin e samitit të Alaskës.

“Vendet tona janë fqinje. Kur zbrita nga avioni thashë “mirëmbrëma, fqinj”. Na ndan Ngushtica e Beringut, por jemi fqinjë. Është e rëndësishme që Alaska ka të bëjë me historinë e përbashkët SHBA-Rusi. Në Alaskë, historia ruse është e gjallë me kishat ruse. Falënderojmë qeverinë amerikane për kujdesin ndaj varrezave të pilotëve rusë. Të dy vendet i mundën armiqtë e përbashkët së bashku dhe kjo trashëgimi mund të na ndihmojë në fazën e re në të cilën ndodhemi”, deklaroi fillimisht Putin.

- Reklamë -

Më pas ai u ndal te negociatat për paqen në Ukrainë dhe fundin e luftës.

“Marrëdhëniet SHBA-Rusi ishin në pikën më të keqe. Ishte e nevojshme të ecnim përpara dhe të hynim në një fazë dialogu. Ky takim ishte vonuar shumë. Unë dhe Presidenti Trump kemi kontakte të mira të drejtpërdrejta, dhe i dërguari Special Witkoff ka udhëtuar shumë herë në Rusi. Pajtohem që siguria e Ukrainës duhet të garantohet. Shpresoj që marrëveshja që arritëm do të çojë në paqe dhe që evropianët nuk do ta minojnë këtë marrëveshje. E kemi parë administratën Trump duke u përpjekur të zgjidhë çështjen ukrainase. Situata në Ukrainë lidhet me çështjet e sigurisë. Ne i konsiderojmë ukrainasit si një komb vëllazëror dhe ajo që po ndodh është një plagë e thellë. Është në interesin e Rusisë t’i japë fund kësaj. Në të njëjtën kohë, jemi të bindur se për të arritur një zgjidhje afatgjatë, duhet të eliminojmë shkaqet e këtij konflikti”, deklaroi Putin.

Lexo po ashtu:

Trump në konferencë me Putin: Bëmë përparim, por sot nuk ka marrëveshje

Gjithashtu lexoni:

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje

Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

KQZ-ja: 80.85% e të regjistruarve votuan në përfaqësi diplomatike

Kosova News 16/08/2025 16/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?