KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Padrejtësia e Speciales – Një zëri shqiptarët nga e gjithë bota kërkuan drejtësi për ish-krerët e UÇK-së
Politikë

Padrejtësia e Speciales – Një zëri shqiptarët nga e gjithë bota kërkuan drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Kosova News
Kosova News 10:00 -04/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Të vetëm brenda një objekti e pa fajin e tyre, por Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniq dhe Rexhep Selimi nuk u lanë të vetëm me mendje e zemër nga bashkëluftëtarët e tyre e as nga qytetarët, raporton Ekonomia Online. 

Derisa drejtësia ndërkombëtare hesht ndaj një Gjykate e cila nuk funksioni brenda misionit për gjoja të cilin u themelua, janë shqiptarët anë e mbanë botës, përmes protestave gjatë 2025-ës kërkuan asgjë më shumë e asgjë më pak, sesa drejtësi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që luftuan për lirinë e popullit.

Fillimisht protesta që mblodhi mijëra qytetarë u mbajt në Prishtinë, për të vazhduar në Tiranë, Strasburg, e edhe në Maqedoninë e Veriut.

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gazmend Syla në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve Ekonomia Online ka treguar historikun e protestave që i thirrën për drejtësi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, e për të cilat ka treguar edhe se a pati përkrahjen e shtetit të Kosovës.

“Ka qenë ideja të punojmë në dy rrafshe, në rrafshin diplomatik, por edhe me protesta dhe ngritje të zërit të qytetarëve apo kundërshtimin kundër padrejtësive. Fillimisht e kemi menduar ta bëjmë në Prishtinë, e cila na doli një protestë e madhe, pastaj ka qenë ideja të zhvendosemi në Den Hagë, atje ku është Gjykata Speciale, ku është burgu ku mbahen padrejtësisht bashkëluftëtarët tanë. Pas asaj ideja ka qenë t’i mbledhim të gjithë shqiptarët nga të gjitha trevat dhe kjo ndodhi në Tiranë, e keni parë që protesta më e madhe dhe që ka bashkuar më së shumti ishte në shesh.  Pastaj kemi shkuar në Strasburg, ishte një protestë e përzier, protestë me diplomaci, sepse ne patëm një akt simbolik ku dorëzuam edhe 285 letra për 285 anëtarë të Asamblesë së Këshillit të Evropës me këto shqetësime që ne vetëm i kemi përmendur në protestat e tjera. E kemi edhe në Shkup. Këto janë protestat që i kemi organizuar ne, përjashto disa aksione simbolike, qoftë me zonjën Trëndafilova, qoftë një aksion tjetër të EULEX-it ku ka qenë përvjetori i arrestimit të bashkëluftëtarëve tanë”, ka treguar Syla.

POR KË KONTAKTUAN PARA SE TË NISNIN ME CIKLIN E PROTESTAVE?

Syla thotë se t’i kenë kontaktuar krerët e të gjitha partive politike për të marrë mbështetje, por që mbështetje thotë të mos kenë marrë nga kryetari i LVV-së, e që ushtronte detyrën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

 “Kur ne kemi filluar me protesta, kemi takuar të gjithë krerët e partive politike, përjashto njërin që nuk ka interesim fare për ne dhe nuk dëshiron të dëgjojë, ai është Kurti. Ne kemi kërkuar mbështetje prej tyre, ua kemi treguar planin tonë për veprimet që do t’i kemi dhe kemi marrë mbështetjen e tyre, fatmirësisht, prej të gjithave. Mendojmë që ia kemi dalë mbanë, për shkak se kur e kemi menduar të bëjmë protestën e parë në Prishtinë, të mobilizojmë vetëm strukturat tona, si temë ka qenë katër apo pesë mijë njerëz nëse do të mundeshim t’i kishim në shesh. Në fakt doli e kundërta, pritshmëritë tona nuk kemi mundur as t’i kontrollojmë se sa kanë ardhur në shesh, për shkak të interesimit të madh të qytetarëve”, u shpreh Syla.

Një mbështetje në përmasa shumë të mëdha ishte për faktin se Gjykata Speciale devijoi nga misioni i saj.

“Jam i bindur që po të thirrej kjo protestë më herët, do të ishte tepër e pamundshme për t’i hedhur në shesh, sepse akuzat ishin të rënda, trafikim organesh, nuk kishte qytetar që mund ta pranonte këtë, që UÇK-ja ka bërë krime. Devijimi i misionit i ngriti këto dyshime tek qytetarët tanë, UÇK-ja nuk po akuzohet për raportin e Dick Martyt. Fakti që Gjykata Speciale devijoi nga misioni i saj, qytetarët u ngritën në këmbë që t’i thonë gjykatës ‘jo në emrin tonë’. Mendojmë që zëri ynë ka mbërritur në veshin atje ku duhet, edhe përmes protestave, por edhe në rrafshin diplomatik kemi takuar shumë ambasadorë, kemi bërë vizitë në Parlamentin Zviceran, takim me eurodeputetë në Vatikan, kemi takuar njerëz të rëndësishëm atje”, theksoi ai.

Syla tha se Qeveria nën udhëheqjen e Vetëvendosjes ka heshtur karshi një padrejtësi që po bëhet ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

 “Qeveria ka vendosur të heshtë qysh kur është themeluar kjo gjykatë dhe si kanë ardhur në pushtet, fillimisht kanë qenë kundër themelimit të saj, por kur erdhën në pushtet e ndryshuan qasjen. Nëpër të gjithë fushatën zgjedhore, kur erdhën në pushtet, thanë që nuk do të komunikojnë fare me Serbinë pa i gjetur të pagjeturit. Ishte zonja Gërvalla që tha se ka deponuar vetë fakte për bashkëluftëtarët tanë që gjenden në Gjykatën Speciale. Doli në pah inati, nuk e di si ta përshkruaj, por ideja që këta njerëz të mbesin pa mbështetje të qeverisë është e rëndë dhe e dëmshme në aspektin diplomatik dhe për shtetet tjera mike; nëse qeveria e vendit nuk kujdeset për qytetarët e vet, kjo është një sinjal i keq”, ka thënë mes tjerash ai.

Me 5 nëntor 2025, Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, publikoi një letër të vitit 2022 drejtuar kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, në lidhje me procesin në Hagë, përmes së cilës kishte kërkuar lirimin me kusht nga paraburgimi të ish-krerëve të UÇK-së. Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se që nga fillimi si kryeministër ka punuar “në heshtje” në lidhje me procesin e gjykimit në Hagë. Në letrën që i ka dërguar Trendafiloves në vitin 2022, Kurti ka ofruar garanci shtetërore për lirimin me kusht të të gjithë të akuzuarve.

Ish krerët u arrestuan në nëntorin e 2020-ës, mbi pretendimet e supozuara për krime lufte: arrestim dhe ndalim i paligjshëm, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme. Ndërkaq, krimet kundër njerëzimit që ata akuzohen se kanë kryer janë: përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave.

Krimet dyshohet se janë kryer nga marsi i vitit 1998 deri në shtator 1999, në disa lokacione të Kosovës, por edhe në Kukës dhe Cahan të Shqipërisë

Gjithashtu lexoni:

Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit

Hyseni: Kompleksi i banimit të përballueshëm social, projekt me rëndësi

Numërimi i votave me postë drejt fundit, kjo parti vazhdon të prijë bindshëm

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

27-vjetori i çlirimit të Kosovës, Haxhiu e Kurti nderojnë veprimtarin Adem Demaçi

Kosova News 04/01/2026 04/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Stuhia e fortë shkakton dëme në qytetin e Suharekës
17:54 -21/07/2026
​Policia mbështeti aksionin për rrënimin e vilave ilegale në Ujman, nuk pati telashe
17:48 -21/07/2026
Lirohet për qarkullim rruga te Ura e Dollcit
16:02 -21/07/2026
Prokuroria Themelore në Prishtinë ndalon një person për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”
15:54 -21/07/2026
Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte
15:15 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?